MENU
klinika

Videosamiti BE-Kinë

Çfarë i kërkojnë Kinës liderët europianë?

15.09.2020 - 18:14

Liderët e Bashkimit Europian i kërkuan presidentit Xi Jinping që të heqë barrierat hyrëse në tregjet kinezë, respektojë minoritetet dhe tërhiqet nga qasja ndaj Hong Kongut, ndërkohë që theksuan se Europa nuk do të lejojë më avantazh në tregti.

Në përpjekje për të treguar se Bashkimi Europian nuk do të mbajë anë në përplasjen mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, Kancelarja gjermane Angela Merkel, së bashku me zyrtarë të lartë të bllokut, dhanë një mezash të fortë ndaj pekinit. Gjatë një conference pas samitit me Xi Jinping, presidenti i Këshillit, Charles Michel, tha se BE duhet të jetë një lojtar dhe jo një fushë loje.

Merkel, vendi i të cilës mban presidencën e bllokut, tha se bashkëpunimi me Kinën duhet të bazohet tek konkurenca e drejtë. Merkel shtoi se liderët e BE kërkojnë t’i bëjnë presion kinës, në mënyrë që të bëjnë progress në një pakt të investimeve që po negociohet mes Pekinit dhe 27 vendeve anëtare.

Xi Jinping nuk ishte pjesë e konferencës pas samitit në video, por agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Xinhua News, raportoi se presidenti ka refuzuar ndërhyrjet tek çështjet e brendshme të Kinës, veçanërisht tek të drejtat njerëzore.

“Populli kinez nuk do të pranojë një instruktor ndaj të drejtave të njeriut dhe do kundërshtojë standardet e dyfishta. Kina është e gatshme të fuqizojë lidhjen me Europën në bazë të respektit të përbashkët”,- raportohet se ka thënë presidenti kinez. Bashkimi Europian është partneri kryesor tregtar i Kinës, me mbi 1 miliardë euro shkëmbim dypalësh tregtar në ditë.