MENU
klinika

Nga The Washington Post

Këtë herë zgjedhjet janë të paparashikueshme! Ja përse…

04.09.2020 - 11:21

Pothuajse nga çdo tregues e aspekt, zgjedhjet e 2020 janë shumë ndryshe.

Një pandemi. Një recesion. Protesta në shumë qytete. Mijëra njerëz pa punë, dhe rekorde të larta në tregun e aksioneve. Distancim social në zyra, restorante, madje edhe në disa shtëpi. I nominuari më i moshuar në histori. Një president që flet për injorimin e rezultateve.

Unë kam bërë pjesën time të parashikimeve të zgjedhjeve.

Por pothuajse gjithçka në lidhje me këtë garë është kaq ndryshe, gjë që duhet t’i bëjë të gjithë të mendojnë dy herë për pretendimet e tyre kur të nisë votimi.

Këtu janë faktorët që e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë të parashikosh se çfarë do të ndodhë në nëntor:

  1. Kanë kaluar 100 vjet që kur kemi mbajtur zgjedhje në mes të pandemisë. Është e pamundur të dihet se si do të reagojnë votuesit.

Covid-19 ka shkaktuar një dëm të paparë për njerëzit e Shteteve të Bashkuara. Sipas vlerësimeve të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, më shumë se 5 milion njerëz kanë rezultuar pozitivë; dhe numri i të vdekurve mund të kalojë 200,000 në shtator. Shtrimet në spital janë rritur në shumë vende, dhe shumë qytete dhe qarqe do të luftojnë për të përballuar një valë të re sëmundjeje dhe vdekjeje.

Pandemia ka një çmim psikologjik. Afërsisht dy të tretat e të gjithë amerikanëve janë të shqetësuar se ata ose dikush në familjen e tyre do të preken nga virusi. Virusi është i gjithëpranishëm: Ai ngjyros çdo bisedë dhe dominon jetën e përditshme.

Who will win the 2020 US election? Latest polls and predictions | World |  The Times

  1. Koronavirusi ka dëmtuar ekonominë.

Pandemia gjithashtu ka shkaktuar dëme të pallogaritshme në ekonomi. Sapo filluan masat kufizuese, shkalla e papunësisë u rrit me 10 përqind. Ajo është zvogëluar disi që atëherë, por dëmi është i vazhdueshëm: Shumë biznese me pakicë në të gjithë vendin operojnë vetëm me kapacitet të pjesshëm dhe industri të tëra mund të mos rimëkëmben kurrë. Pasojat fizike, psikologjike dhe ekonomike të pandemisë kanë ndryshuar klimën normale të zgjedhjeve.

Në një garë tipike presidenciale, veçanërisht faktorët kulturorë, ka të ngjarë të mos kishin rëndësi.

Por amerikanët ende po i japin Presidentit Trump nota të mira për ekonominë dhe shifrat ekonomike të tremujorit të tretë mund të tregojnë një “rigjallërim” të shpejtë të ekonomisë.

Në të njëjtën kohë, mosmarrëveshjet rreth imigracionit, dhe racizmit i kanë mbajtur çështjet kulturore në qendër të vëmendjes. Kjo përzierje e problemeve ekonomike, vonuar, rreziku fizik dhe konflikti kulturor i bën këto zgjedhje jashtëzakonisht të vështira për t’u parashikuar.

  1. Vendi po përballet me disa protesta disamujore, dhe kjo i ka bërë të gjithë më të përqendruar në garë.

Mes pandemisë, amerikanët po përjetojnë një periudhë historike të trazirave shoqërore. Vdekja e George Floyd në duart e policisë së Minneapolis nxiti demonstrata mbarëkombëtare kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë.  Zakonisht, protestat nuk kanë shumë mbështetje. Por sipas një sondazhi të korrikut Gallup, kjo lëvizje mund të jetë përjashtim: Pothuajse dy të tretat mbështetën protestat e kësaj vere.

  1. Edhe institucionet më të admiruara – përfshirë policinë dhe ushtrinë – po humbin besimin e publikut.

Një rënie 50-vjeçare e besimit vazhdon. Shumica e amerikanëve thonë se nuk i besojnë asnjë dege të qeverisë. Edhe policia dhe ushtria – e respektuar nga shumica e publikut për dekada – kanë parë një farë erozioni edhe në numrin e tyre.

  1. Kënaqësia me drejtimin e vendit po bie.

Në të njëjtën kohë, Amerikanët janë të zhgënjyer nga gjendja e kombit. Në sondazhin e fundit të Gallup, vetëm 13 përqind thanë se ishin “të kënaqur” me drejtimin e vendit. Kjo është në të njëjtin nivel me momentet e hershme të agonisë ekonomike dhe konfliktit politik.

US Presidential Elections 2020 Live Updates: “Once by mail, once in  person”, Trump urges voters to vote twice | World News,The Indian Express

  1. Pjesëmarrja bie kur kutia postare bëhet kutia e votimit.

Këto zgjedhje do të zhvillohen shumë më ndryshe nga të kaluarat. Është e pamundur të parashikohet se sa qytetarë do të votojnë me postë, por 83 përqind e amerikanëve do të kenë mundësinë ta bëjnë këtë.

  1. Trump ka “performancë” më të keqe se paraardhësit e tij. Por ka mjaft kohë që situate të ndryshojë.

Në këtë kohë në 2016, më pak se 40 përqind e votuesve e mbështesnin Trumpin. Sot, ai gëzon mbështetjen e 4 në çdo 10 votues. Biden është shumë më popullor sesa Hillary Clinton, nga ana tjetër.

Matematika është e thjeshtë: Votuesve nuk u pëlqen se si Trump po menaxhon pandeminë e koronavirusit; atyre nuk u pëlqen se si ai merret me çështjet racore; dhe popullariteti i tij në çështjet ekonomike ende nuk po përkthehet në vota të mjaftueshme për të fituar.

Askush nuk do të argumentojë, pas zgjedhjeve të kaluara, se sondazhet janë të saktë.

Gjithçka për vitin 2020 ka qenë e paimagjinueshme deri më tani. Pse do të prisnim që kjo të ndryshonte tani?

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ Konica.al