MENU
klinika

Pavarësisht presionit nga SHBA...

Merkel nuk “bindet”, e vendosur për projektin me Putinin

02.09.2020 - 08:27

Projekti Nord Stream 2 do të përfundojë pavarësisht kërcënimeve të SHBA për sanksione, tha të martën Kancelarja gjermane Angela Merkel, siç citohet nga kanali televiziv MDR.

Sipas transmetuesit, Merkel foli kundër sanksioneve gjatë vizitës së saj në Stralsund.

Merkel ishte duke vizituar zonën e saj elektorale në Gjermaninë veriore kur foli për sanksionet që Uashingtoni ka vendosur ndaj subjekteve të lidhura me tubacionin e Detit Baltik, i cili, pasi të përfundojë, do të dërgojë gaz natyror në Gjermani dhe tregun më të gjerë Evropian.

“Ne nuk i konsiderojmë të ligjshme këto sanksione ekstraterritoriale, pra ato që shkojnë përtej territorit të Shteteve të Bashkuara,” tha Merkel në Stralsund.

Në fillim të gushtit, senatorët amerikanë Ted Cruz, Tom Cotton dhe Ron Johnson i shkruan një letër Sassnitz GmbH, operatorit të Portit Mukran, duke i kërcënuar ata me “shkatërrim financiar” nëse nuk pushojnë së ofruari mbështetje logjistike për projektin e gazsjellësit Nord Stream 2.

Komiteti Gjerman për Marrëdhëniet Ekonomike të Evropës Lindore iu përgjigj kërcënimeve, kërkoi që Berlini dhe Komisioni Evropian të reagojnë dhe të mbrojnë kompanitë gjermane dhe evropiane nga “sulmet e tilla nga vendet e treta”.

Komiteti gjithashtu kërkoi mbështetje financiare dhe ligjore nga sanksionet ekstraterritoriale.

Ndërtimi i tubacionit u ndërpre në dhjetor 2019, kur kishin mbetur vetëm 160 km për të ndërtuar pasi SHBA. kishin kërcënuar të vendosnin sanksione “fatale” ndaj AllSeas, një kontraktor me bazë në Zvicër që punonte në projektin e përbashkët energjetik Ruso-Perëndimor.

SHBA ka bërë presion ndaj Nord Stream 2 ndërsa përpiqet të rritë eksportet e gazit të saj të lëngshëm në Evropë.

Uashingtoni këmbëngul se tubacioni i ri mund të paraqesë një rrezik të sigurisë kombëtare, një pretendim që të dy Rusia dhe Gjermania e mohojnë, duke përshkruar veprimet e SHBA-së si një shembull të konkurrencës së pandershme.

Nord Stream 2 është një ndërmarrje e përbashkët midis Gazprom të Rusisë dhe disa ndërmarrjeve energjetike të Evropës Perëndimore duke përfshirë Uniper, Wintershall, Engie, OMV dhe Royal Dutch Shell.

Gazsjellësi pritet të dyfishojë kapacitetin ekzistues Nord Stream në 110 miliardë metra kub të kapacitetit të gazit në vit.

Burimi: The Guardian, Sputnik, Daily News/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vizita e Merkelit në Vilnius

Do t’i mbrojë Gjermania baltikët?