MENU
klinika

BOJ, në linjë me kryeministrin e ri

Në fokus jo vetëm inflacionin, por edhe tregun e punës

17.09.2020 - 19:39

Banka e Japonisë nuk do monitorojë më vetëm trendin e inflacionit por edhe rritjen e punësimit, sipas guvernatorit Haruhiko Kuroda, ç’ka tregon gatishmërinë e institucionit për të shtuar stimuj nëse kriza e koronavirusit godet më tej tregun e punës. Ndërkohë që goditja nga pandemia po zbutet, banka qendrore mbajti politikat monetare të pandryshuara dhe përditësoi perspektivën ekonomike. Kuroda tha se institucioni do të bashkëpunojë me Kryeministrin e ri, Yoshihide Suga, për të mbrojtur ekonominë.

Komentet janë në linjë me Suga, që u zgjodh zyrtarisht kryeministër ditën e Mërkurë, kur tha se mbrojtja e vendeve të punës do të jetë prioriteti kryesor i administratës së tij. “Objektivi ynë është inflacioni, por ne po përpiqemi të arrijmë gjithashtu një rimëkëmbje ekonomike dhe të tregut të punës”,- tha Kuroda.

Komentet e Guvernatorit vijnë pasi Rezerva Federale në Shtetet e Bashkuara premtoi gjithashtu se do mbështesë tregun e punës. Si ç’pritej gjerësisht, Banka e Japonisë mbajti normën afat-shkurtër të interesave në -0.1% dhe premtoi të mbajë yieldin e obligacioneve 10-vjeçare pranë zeros. Japonia pësoi humbjen më të madhe ekonomike në histori gjatë tremujorit të dytë, ndërkohë që Covid-19 goditi kërkesën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


PS/ Arritjet dhe dështimet e kryeministrit më jetëgjatë të Japonisë

Politika ekonomike, Abenomika, në pension!