MENU
klinika

Çfarë parashikon organizata për vitin 2021?

OECD: Rënia globale do të jetë 4.5%

16.09.2020 - 18:37

Ekonomia globale po rimëkëmbet nga rënia e mprehtë si pasojë e pandemisë së koronavirusit, më shpejt se parashikimet fillestare. Sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) kjo rritje erdhi falë përmirësimit në Shtetet e Bashkuara dhe në Kinë.

OECD parashikon se ekonomia globale do të tkurret me 4.5% gjatë këtij viti, një rënie e paprecedentë në historinë moderne, por megjithatë shifra është më e mirë se parashikimi fillestar i qershorit, për një rënie prej 6%. “Asnjëherë nuk ka pasur një rënie kaq të thellë të ekonomisë globale, të gjitha vendet janë zhytur së bashku. Kjo përkthehet në një kontraktim ekonomik prej rreth 7 trilionë dollarë,” deklaroi kryeekonomisti i OECD, Laurence Boone.

Nëse përhapja e virusit mbahet nën kontroll, ekonomia globale do ti rikthehet rritjes në vitin 2021 duke u zgjeruar me 5%. Megjithatë, sipas organizatës me qendër në Paris, nëse do të ketë një rritje të numrit të të prekurve me koronavirus, që mund të detyrojë autoritetet të vendosin sërish kufuzime mund të heqë 2-3 pikë përqindje nga parashikimi i vitit 2021.

OECD tha se parashikimi ishte ndërtuar mbi supozimin se do të ketë shpërthime lokale të pandemisë dhe do të vendoset izolime lokale dhe jo kombëtare. Organizata që këshillon vendet e pasura deklaroi se veprimet e qeverive dhe bankave qëndrore për të mbështetur familjet dhe bizneset kishte ndihmuar në shmangien e skenarit më të keq mbi rënien ekonomike. Sipas vlerësimeve, do të ketë edhe ndryshime të mëdha mes ekonomive, me Shtetet e Bashkuara, Europën dhe Kinën që do të performojnë më mirë se India, Meksika dhe Afrika e Jugut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Se sa do të zgjasë varet nya dy gjëra..."

CNBC/ FMN: Bota është në recesion falë COVID-19

Ekuacioni me shumë të panjohura

A e përballon ekonomia një karantinë të dytë?