MENU
klinika

“Ne nuk kemi parë shkallë të tillë të egërsisë”

Rohan akuzon SHBA për “ligësi” pas shtimit të sanksioneve

27.09.2020 - 07:27

Presidenti iranian, Hassan Rohani, tha sot gjatë një fjalimi televiziv që iranianët që ta drejtojnë zemërimin e tyre nga Uashingtonit, në lidhje me ndikimin që do të kenë në vend sanksionet amerikane.

Rohani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “ligësi dhe egërsi” lidhur me vendosjen e sanksioneve, përfshirë edhe sanksionet e reja që u vendosën gjatë kësaj jave.

“Me sanksionet e tyre ilegale dhe jonjerëzore si dhe me veprimet terroriste, amerikanët kanë shkaktuar 150 miliardë dollarë dëme për popullin e Iranit”, tha Rohani.

Ai shtoi se sanksionet do të pamundësojnë blerjen e barnave dhe ushqimit. Furnizime të tilla nuk përfshihen në sanksionet amerikane, por shumë kompani kanë frikë që të thyejnë rregullat dhe po shmangin transaksionet me Teheranin zyrtar.

“Ne nuk kemi parë shkallë të tillë të egërsisë”, tha Rohani.

“Adresa e saktë për të gjitha këto krime dhe presionit ndaj popullit iranian është në Uashington D.C, në Shtëpinë e Bardhë”, tha ai.

Më 21 shtator, SHBA-ja prezantoi sanksionet e reja ndaj Iranit, ku do të sanksionohen personat dhe entitetet që janë të përfshirë në aktivitetin bërthamor të Iranit ose në programin e raketave konvencionale të Teheranit.

SHBA rivendosi sanksionet ekonomike ndaj Iranit pasi u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, që Teherani arriti me fuqitë botërore.

Nga kjo marrëveshje, Uashingtoni u tërhoq dy vjet më parë.

Po ashtu, më 24 shtator, Uashingtoni vendosi edhe një sërë sanksionesh të reja, duke futur në listë të zezë gjykatës dhe entitete të tjera me justifikimin se kanë shkelur të drejtat e njeriut.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Faktori shqiptar të marrë përgjegjësitë

‘Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni’