MENU
klinika

Nga The Economist

Pse “Amerika e para” shkakton luftëra kudo?

10.10.2020 - 11:29

Më shumë se 200 njerëz, kryesisht ushtarë, janë vrarë në dhjetë ditët e fundit.

Predhat po hidhen në qytete në dhe përreth Nagorno-Karabakut. Dronët e prodhuar nga Turqia po bëjnë xhiro në qiell para se të shënjestrojnë objektivat në tokë,  dhe filmojnë shkatërrimin, për t’u postuar në YouTube.

Kjo nuk është vetëm një luftë e vogël në një vend të largët. Ajo tashmë përfshin fuqi më të mëdha, dhe mund të bëhet shumë më e përgjakshme.

Karabaku është një enklavë e diskutueshme e populluar kryesisht nga armenë (të krishterë). Ai u shkëput nga Azerbajxhani (musliman) kur u rrëzua Bashkimi Sovjetik. Armenia mori një pjesë të madhe të territorit Azer, gjatë një lufte që vrau dhjetëra mijëra njerëz dhe zhvendosi ndoshta 1 milion.

Një armëpushim u arrit në 1994, por që nga ajo kohë ka pasur shpërthime të përsëritura. Azerbajxhanasit përsëri po përpiqen të marrin tokën e tyre me forcë. Rusia ka një marrëveshje sigurie me Armeninë. Turqia mbështet Azerbajxhanin.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, e sheh konfliktin si një shans për të pohuar veten si një hegjemon rajonal dhe kampion mysliman, siç po bën tashmë në Siri dhe Libi.

Karabaku duhet të ketë një status autonom të garantuar ligjërisht, në pritje të një përcaktimi përfundimtar. Në kthim, Armenisë do t’i duhet të kthejë rrethet e Azerbajxhanit që mori në fillim të viteve 1990, duke mbajtur vetëm një korridor të ngushtë që lidh Armeninë me Nagorno-Karabakun. Të dy qeveritë i pranuan  këto parime.

Megjithatë, tani asnjëri nuk është i gatshëm të bëjë kompromis.

Një pengesë është koronavirusi. Pandemia e bën edhe diplomacinë shumë më të vështirë në zonat e konfliktit në të gjithë botën.

Problemi më i madh, sidoqoftë, është mungesa e udhëheqjes globale.

Amerika dhe Rusia ndihmuan në arritjen e armëpushimit në 1994.

Presidentët e kaluar amerikanë mund të kishin harxhuar kohë, fuqi dhe muskuj në parandalimin e luftës në Kaukaz, por Trump nuk tregoi interes edhe para se të sëmurej me Covid-19.

Në të kaluarën Rusia, gjithashtu, mund të kishte ndihmuar më shumë; por Vladimir Putin, si Trump, është i preokupuar me problemet e tij të brendshme.

Ka shumë “konflikte të ngrira” në të gjithë botën: vende ku lufta mund të mos jetë e ndezur, por ku tensionet  nuk janë zgjidhur dhe ankesat historike ose territoriale janë të shumta.

Problemi me konfliktet e ngrira është se ato mund të nxehen në çdo moment. Në një botë ku superfuqia demokratike është gjithë mllef, dhe e shpërqendruar, shmangia e luftërave është shumë më e vështirë se sa ishte, ose duhet të ishte.

Përkthyer dhe përshttaur nga The Economist/ konica.al

Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje!

Arsyet pse Kamala Harris nuk fitoi garën presidenciale

Shpenzime marramendëse dhe dështim zgjedhor

Si u shpenzuan 1.6 miliardë dollarë në fushatën e Harris

Nga “Marco i vogël” në Sekretar Shteti në SHBA

Çfarë e pret Berlinin e Brukselin nën një mandat të Rubios?