Disa nga moderatoret e njohura shqiptare kanë hapur kanal në Youtube, ku ndajnë me ndjekësit copëza të jetës private, tutoriale make upi, ndjesi të reja, si dhe shumë gjëra të tjera. Po iu sjellim një listë të këtyre moderatoreve:
1. Kiara Tito
Në shtator të vitit që lamë pas, Kiara nisi vlogun e saj në Youtube. Që nga ai moment ajo ka publikuar video të ndryshme, të tilla si “Si të shtojmë në peshë?”, “Kush je kur bën make up?”, “Kush je kur nget makinën?”, e të tjera. Videoja e saj e fundit mban titullin “24h në karantinë”.
2. Brunilda Lahe
Një tjetër moderatore që ka hapur vlogun e saj në Youtube është Brunilda Lahe. Ndryshe nga Kiara, e cila ka prekur tema të ndryshme, Brunilda ia ka kushtuar vlogun periudhës së shtatzënisë. Ajo ka publikuar video të tilla si “Veshja ime gjatë shtatzënisë”, “Make up për mama”, “Ja çfarë mora me vete në valixhen e maternitetit”. Videoja e saj e fundit mban titullin “Eksperienca e lindjes dhe ditët e para”. Pas ardhjes në jetë të Hanës, Brunilda nuk është treguar aktive në vlog.
3. Klea Huta
Njëjtë si Brunilda, ashtu dhe Klea hapi një vlog në Youtube për të ndarë me ndjekësit rrugëtimin e shtatzënisë. Ajo ka publikuar video të tilla si “Zbulimi i gjinisë: djalë apo vajzë”, “Çanta e spitalit” dhe “Karroca e bebit”.
4. Aulona Musta
Aulona ka disa muaj që ka hapur vlogun e saj në Youtube, ku nuk kanë munguar videot e ndryshme. Moderatorja ka ndarë me ndjekësit këshilla, udhëtime e shumë të tjera. Disa nga videot e publikuara në kanalin e saj janë: “5 këshilla prindërimi”, “Lumi i Shalës-Udhëtimi që nuk duhet humbur”, “Vajza ime 6-vjeçare vendosi të më bënte make up-in”, ndërsa vetëm së fundmi ka publikuar “Si mund ta njohim fëmijën tonë thellësisht”.
5. Elita Rudi
Një tjetër moderatore që ka hapur vlog në Youtube është Elita. Ajo ka publikuar video të ndryshme, duke ndarë me ndjekësit tutoriale make up-i apo dhe të reja rreth jetës private. Disa nga videot e saj janë “Make up tutorial”, “Sa më njeh burri”, “Më në fund vendosa i ngjyrosa flokët” e të tjera.
6. Liesa Haxhiasllani
Liesa e nisi vlogun e saj në Youtube disa muaj më parë, me një video ku tregonte 10 fakte interesante rreth saj. Më pas, ajo ka publikuar video nga rutina e përditshme, të tilla si “Provova të bëja tiramisu nga libri i recetave të Arbana Osmanit”, “Bëra trajtimin e flokëve me keratinë dhe ja çfarë ndodhi” dhe “Një ditë në Kosovë”.
7. Jona Spahiu
Prej kohësh, moderatorja ka hapur një vlog në Youtube, mirëpo nuk është më aktive. Ajo ka ndarë vetëm tre video, si “Lajmi i shtatzënisë”, “Si u bëra pjesë e televizionit” dhe “Valë deti”.