Në një intervistë për gazetën e së dielës ‘REAL NEWS’ ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias është pyetur midis të tjerash edhe për marrëveshjen e bërë me Shqipërinë për të çuar çështjen e delimitimit të kufijve detarë në gjykatën e Hagës.
Pjesë nga intervista:
“Ju keni rënë dakord me Shqipërinë për një apel të përbashkët në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë për zonat detare. A mund ta pengojë pala shqiptare apelimin?”
Dhendias: Së pari, unë do të doja të theksoja se ashtu si me marrëveshjet me Italinë dhe Egjiptin, edhe në rastin e Shqipërisë, Greqia po provon në praktikë se mund të zgjidhë problemet, me busull të Drejtën Ndërkombëtare, dialogun konstruktiv dhe parimin e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve.
Me fjalë të tjera, ajo e di mënyrën e ndërtimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe udhëhiqet nga ajo edhe në rastin e Shqipërisë, e cila po punon në mënyrë që të jetë anëtare e familjes evropiane.
Ne kemi rënë dakord me Shqipërinë për të punuar së bashku qe te dorëzojmë çështjen e delimitimit të zonave detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, pas përfundimit të procesit të zgjerimit të ujërave territoriale të të dy vendeve në 12 milje detare sipas Ligjit Ndërkombëtar te Detit.