MENU
klinika

Nga Bledi Lumani

Anomalitë: Çmëndja e Ilir Metës dhe qetësia e Lulzim Bashës

09.10.2020 - 11:57

Të dy janë në opozitë me Edi Ramën dhe duan ta rrëzojnë nga pushteti.

I pari, si kryetar i partisë më të madhe opozitare në vend.

I dyti, si… president i Republikës!

Por, ndërsa i pari shfaqet si një politikan normal, i dyti, në mënyrë paradakosale, edhe pse është president, ka ditë që del e ulëret nëpër televizione, ndërsen zëdhënësin e vet kundër mediave e gazetarëve, kërcënon se do shkojë në Parlament, e plot marrëzira të tilla.

Sjellja e të dyve duket një anomali e pashpjegueshme.

Normalisht, pas votimit të fundit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, ai që do të duhej të sillej agresiv, të paktën në dukje, ashtu si dhe kanë kërkuar aleatët e vet, është Lulzim Basha, pasi me heqjen e koalicioneve parazgjedhore, do të jetë e vështirë ta mundin Edi Ramën.

Por, me përjashtim të një deklarate të “butë”, Lulzim Basha nuk është marrë më me këtë çështje dhe ka vijuar takimet e tij për fushatën zgjedhore, duke e anashkaluar atë që ka ndodhur në Kuvend dhe duke u sjellë si kryeministër i ardhshëm, që ka zgjidhjen për çdo problem të vendit.

Krejt e kundërta ka ndodhur më Ilir Metën, që ka kohë që e ka humbur “qetësinë dhe dashurinë”, dhe tani frymëzohet nga Avni Rustemi e Vojo Kushi.

Protagonizmi i tij i paprecedentë politik për një president, që del e sillet si një kamikaz politik, sipas kundërshtarëve të tij, shpjegohet me frikën nga reforma në drejtësi.

Edi Rama madje e thelloi këtë aludim, duke folur për takime të Metës, me personazhe të botës së krimit, që po “goditen” nga OFL-ja.

Argument që në fakt qendron, pasi Ilir Meta është shfaqur publikisht si kundërshtar i reformës në drejtësi, me pretendimin se ajo po përdoret nga mazhoranca, për kapjen e sistemit të drejtësisë, me qëllim goditjen e kundërshtarëve, një prej të cilëve mund të pikërisht ai, Ilir Meta.

Por, kjo “çmëndja” e tij e fundit, vështirë të shpjegohet vetëm me frikën. Ka diçka më shumë.

Ilir Meta e sheh që LSI është në momentin e saj më të vështirë, pasi e mbetur pa pushtet dhe pa vende pune, nuk ka më çfarë t’iu ofrojë votuesve të saj.

Ata që kaluan tek LSI-ja nga PS apo PD për një vend pune, tashmë janë rikthyer në “bazë” dhe sondazhet e nxjerrin shumë keq partinë e drejtuar nga Monika Kryemadhi.

Për më tepër, me ndryshimet e fundit kushtetuese dhe me heqjen e koalicioneve parazgjedhore, LSI e humbet ndjeshëm fuqinë e saj, pasi nuk do të ketë mundësinë që të marrë votat e mbetura nga partitë e tjera të koalicionit, si partia e dytë më e madhe e koalicionit, siç ndodhi me PS-në në 2013, që solli një rritje të ndjeshme të numrit të deputetëve të kësaj partie.

Me një parti drejt shuarjes dhe me mandatin e presidentit që i përfundon shumë shpejt, Ilir Meta do të ishte një politikan pa asnjë peshë.

Ndaj ai është duke luftuar fuqishëm, që kur t’i përfundojë mandati i presidentit, të mos jetë thjesht një ish-president në pension, por një faktor ende i rëndësishëm politik, jo vetëm për të marrë përfitimet e përhershme, por edhe për të pasur imunitet nga ajo që i trembet më shumë, ndëshkimit nga reforma në drejtësi.

Është duke luftuar për mbijetesën e tij, ndaj është “çmendur”, ndryshe nga Lulzim Basha, që shfaqet kaq i qetë, pasi edhe nëse i humbet zgjedhjet e prillit, të paktën nuk ka kush e zbon nga PD-ja.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!