09.10.2020 - 18:28
Dyshja e famshme e muzikës, Ermal Fejzullahu dhe Fifi, kanë bashkuar forcat dhe lajmin e kanë dhënë kohë më parë, por sot gjithçka është gati!
Dy kushërinjtë tepër të talentuar kanë sjellë një bashkëpunim, me të cilin po merreshin prej disa javësh.
“Përjetësi” titullohet balada e ndjerë e Fifit dhe Ermalit, e cila është pritur me padurim nga publiku.
Madje, videoklipi i kësaj kënge ka një histori tepër interesante të një çifti të dashuruar, që ju ftojmë të mos e humbisni.
Menjëherë pas publikimit, kënga ka marrë mijëra klikime në Youtube dhe pritet të bëjë namin këtë vjeshtë.