MENU
klinika

“Qëndroni në shtëpi nga e enjtja”

Boris Johnson lajmëron izolimin e pjesshëm të Britanisë së Madhe

31.10.2020 - 21:49

Kryeministri britanik Boris Johnson deklaron se nëse nuk merren këto masa tani në shtetin britanik, do tejkalohet kapaciteti në spitale dhe do të ketë mijëra vdekje nga Covid-19 në ditë

Kryeministri i Britanisë së Madhe ka lajmëruar britanikët se do të ndërmarrë masa, me qëllim që koronavirusi të mos të vazhdojë të përhapet më tej.

“Nga e enjtja do të qëndroni në shtëpi”, ka thënë Johnson përpara qytetarëve britanikë. Ai tha se Britania do të bëjë kështu, një “bllokim të ri”, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Anglia po sheh një normë të konsiderueshme të rritjes së infeksioneve COVID-19 në të gjithë vendin, tha Drejtori i Përgjithshëm i Mjekësisë Chris Whitty të shtunën përpara njoftimit të pritur të masave të reja kombëtare të bllokimit.

“Pothuajse në të gjithë vendin tani, ka një normë të konsiderueshme rritjeje,” tha Whitty në një konferencë shtypi.

Boris Johnson u shpreh se vendimi për mbyllje tjetër nuk është personal, por se në këtë përfundim kanë arritur ekspertët, që vlerësojnë se koronavirusi në Britani po njeh rritje të mëdha në raste.

“Unë thjesht përsëris ato këshilla që më deklarojnë këshilltarët shkencorë dhe mjekësorë. Ata besojnë se koronavirusi po njeh rritje në Britaninë e Madhe dhe ndaj duhet të marrim masa shtesë. Ne duhet të vendosim masa tani për tani deri më 2 dhjetor në të gjithë vendin”, tha Johnson.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!