MENU
klinika

Nga The Washington Post

Do e mbronte SHBA, Tajvanin nga Kina?

15.10.2020 - 21:50

Marrëdhënia e sigurisë SHBA-Tajvan ka qenë të paqata për katër dekada. Por mes kërcënimeve në rritje të pushtimit kinez, angazhimi i Amerikës ndaj Tajvanit duhet të jetë më i qartë, tha ambasadori i ishullit në Shtetet e Bashkuara këtë javë.

“Na duhet një farë qartësie,” tha Hsiao Bi-khim (përfaqësuese e Tajvanit në Uashington).

Këto bisedime vijnë në momentin kur tensionet midis Tajvanit dhe Kinës janë në pikun e tyre. Këtë fundjavë, Kina transmetoi pamjet e një stërvitje ushtarake që simulonte një pushtim të Tajvanit.

Tajvani nuk beson se Kina po përgatitet për një “sulm të plotë ushtarak”, tha Hsiao. Por ekziston “një rrezik që mund të ndodhë diçka aksidentale”, dhe duhet të ketë një “pozicion të qartë se forca ushtarake nuk do tolerohet dhe se ka palë të interesuara të shumta në rajon që duan të sigurojnë së bashku stabilitetin dhe paqen”.

Megjithëse ato nuk kanë pasur lidhje diplomatike që nga viti 1979, marrëdhëniet midis Tajvanit dhe Shteteve të Bashkuara janë të forta dhe në rritje.

Këtë vit, shqetësimet e përbashkëta në lidhje me kërcënimin e Kinës dhe përhapjen e koronavirusit sollën takime të nivelit të lartë midis dy vendeve.

Por kur vjen fjala te pyetja e mprehtë nëse Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë nëse Kina sulmon Tajvanin, administrata e Trump ka mbajtur politikën e “paqartësisë strategjike”, duke refuzuar t’i përgjigjet drejtpërdrejt pyetjes.

Ky qëndrim i tij kishte një logjikë të lehtë: Paqartësia bëri që Kina mos merrte një përgjigje dhe që Tajvani mos kryente ndonjë veprim provokues duke nxitur kështu një përplasje të mundshme.

Richard Haass dhe David Sacks në një artikull shpjeguan se ishte koha për një pakt konkret sigurie SHBA-Tajvan.

“Shtetet e Bashkuara duhet të miratojnë një pozicion të qartësisë strategjike, duke e bërë të qartë se do t’i përgjigjen çdo përdorimi të forcës nga ana e Kinës”, shkruajnë Haass dhe Sacks.

Pak kohë pasi fitoi zgjedhjet në 2016, Trump mori një telefonatë urimi nga presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen. Por ndërsa ai filloi punën dhe ndoqi një marrëveshje tregtare me Pekinin, zyrtarët Tajvanezë u shqetësuan hapur se do të bëhej një “mjet negocimi” në marrëdhëniet SHBA-Kinë. Por kjo nuk ndodhi…

Sekretari amerikan, Alex Azar vizitoi Tajvanin këtë verë, duke shënuar vizitën e nivelit më të lartë nga një sekretar i Kabinetit që nga viti 1979.

Ai u pasua nga zyrtari i Departamentit të Shtetit Keith Krach. Reuters raportoi këtë javë se Shtëpia e Bardhë po përparon me shitjen e armëve të avancuara në Tajvan.

Shumë gjëra kanë ndryshuar në 20 vjet: Tajvani ka forrcuar qëndrimin e tij demokratik, ndërsa shqetësimi i SHBA për një konflikt Tajvan-Kinë është rritur. Michèle Flournoy, që spekulohet të jetë në garë për sekretarin e mbrojtjes së Biden, ka shkruar për nevojën për aftësi të reja ushtarake për të penguar Kinën në sulmet ndaj Tajvanit.

Hsiao Bi-khim, anëtare e përfaqësimit Ekonomik dhe Kulturor të Taipeit në Uashington është e vendosur për t’i ekuilibruar raportet mes Tajvanit dhe SHBA-së. Ajo është përfaqësuesja e parë femër e Tajvanit në Uashington.

Ndryshe nga paraardhësit e saj, ajo është emëruar politikisht dhe ka shërbyer si ligjvënëse në Partinë Demokratike Progresive në pushtet të Tsai deri në fillim të këtij viti.

Ajo gjithashtu e njeh mirë Amerikën: U transferua në Shtetet e Bashkuara kur ishte adoleshente dhe mbaroi shkollën e mesme dhe të lartën.

E bindur shprehet se mendon se është fati i saj të shërbejë si një urë lidhëse midis SHBA-së dhe Tajvanit.

Përkthyer dhe përshtatur nga: The washington post/ F.H, konica.al 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN