MENU
klinika

Ndërkombëtarët, presion për të pritur Venecian

Eurodeputeti: Komisioni të respektohet nga të gjitha palët

28.10.2020 - 08:04

Edhe gjatë ditës së djeshme, ka vijuar presioni ndërkombëtar nga Brukseli për të mos vazhduar me miratimin e Kodit Zgjedhor pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias.

Fillimisht Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe më pas eurodeputeti Michael Gahler, të cilët vunë theksin te rëndësia që ka pritja e opinionit nga Komisioni i Venecias, para se Kuvendi të shprehet për dekretin e Presidentit Meta.

VARHELYI

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi, në postimin e tij, e cilësoi si të zgjuar vendimin e Kryeministrit Rama për ta pritur opinionin e Komisionit të Venecias, por theksoi se Kuvendi nuk duhet të votojë para se ai të mbërrijë. Sipas zyrtarit të lartë të Bashkimit Europian, një lëvizje e tillë do të tregonte maturi nga ana e shtetit shqiptar.

“I kënaqur që Kryeministri mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese të korrikut. Prandaj do të ishte maturi që të pritej opinioni para se të rivotohej në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shkroi Varhelyi në një postim në rrjetin social “Twitter”.

GAHLER

Ndërsa eurodeputeti gjerman, Michael Gahler, bëri apel që të respektohet Komisioni i Venecias nga të gjitha palët në Shqipëri.

Gahler theksoi se “Deklarata e Komisionerit është e mençur, pasi institucionet si Komisioni i Venecias duhet të respektohen nga të gjitha palët e interesuara”, teksa ka shpërndarë edhe qëndrimin e komisionerit Varhelyi.

Vlen të theksohet se eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka qenë shumë i ashpër pas votimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në 5 tetor, duke e etiketuar atë si një hedhje në erë të marrëveshjes së 5 qershorit.

Madje në një postim të datës 5 tetor, Gahler do të shkruante se me këto sjellje të Kryeministrit Rama vihen në diskutim edhe zgjedhjet e 25 prillit 2021.

APELI I EURODEPUTETIT: PRITJA E “VENECIAS”, QASJE DEMOKRATIKE

Një ditë me parë, shumë konkret ishte edhe eurodeputeti dhe njëkohësisht raportuesi për Shqipërinë në PPE, David Lega.

Në një reagim në “Twitter”, Lega, duke bërë thirrje që Kuvendi dhe qeveria të presin opinionin e “Venecias”, theksoi se një vendim i tillë do të fliste për qasje demokratike.

“Parlamenti i Shqipërisë dhe Kryeministri Rama duhet të presin për mendimin e Komisionit të Venecias. Kjo do të ishte qasje demokratike. Zgjedhjet të lira e të ndershme në prill 2021”, shkroi në postimin e tij eurodeputeti, David Lega.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Në muajin dhjetor do shqyrtohen Ndryshimet Kushtetuese"

Kodi Zgjedhor/ Venecia refuzon kërkesën e Metës


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!