MENU
klinika

"Të mbrojmë shëndetin dhe ekonominë”

Giuseppe Conte thirrje qytetarëve: Na presin javë të vështira

24.10.2020 - 19:58

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, iu është drejtuar me një mesazh qytetarëve për të bashkuar forcat në shenjën e besimit të ndërsjellë për të ndryshuar Italinë, në mënyrë që të mos lëmë askënd pas. “Dyert e qeverisë do të qëndrojnë gjithmonë të hapura”, deklaroi ai.

Kryeministri theksoi se është e rëndësishme të “mbrojmë shëndetin për të mbrojtur ekonominë”, duke shtuar se “na presin javë të vështira”, ndërsa premtoi ndihmë për familjet me fëmijë dhe ndihma të reja për italianët në vështirësi”.

Muajt ​​e kaluar, deklaroi kryeministri, kanë qenë një provë e vështirë për komunitetin dhe për ekonominë. Për shkak të rritjes së infektimit, këto ditë dhe javët e ardhshme, gjithashtu, pritet të jenë komplekse, nuk mund të ulim vëmendjen, sepse nëse nuk mbrojmë shëndetin e qytetarëve nuk mbrojmë ekonominë.

Kryeministri premtoi ndihmë për ata që vuajnë më shumë nga pasojat ekonomike të pandemisë, duke thënë:

“Ne po përcaktojmë mënyrat më efektive dhe të shpejta për t’u ofruar ndihmë operatorëve ekonomikë në vështirësi”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kthehuni dhe përdorni njohuritë në vendin tuaj"

Giuseppe Conte thirrje “të prerë” studentëve shqiptarë në Itali


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!