MENU
klinika

nga the washington post

Konflikti Armeni-Azerbajxhan/ Çfarë shkaktoi përplasjen që vijon prej dekadash?!

03.10.2020 - 18:08

Konflikti i hershëm mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorno-Karabakh, shpërthen në mënyrë të përsëritur prej dhjetëra vitesh.
Lufta mes tyre ka nisur pas rënies së ish-Bashkimit Sovjetik, duke vrarë më shumë se 30,000 njerëz dhe duke zhvendosur 1 milion të tjerë nga këto territore. Përkundër përpjekjeve të ndërmjetësimit nga SH.B.A., Rusia dhe Franca, asnjë marrëveshje paqeje nuk u nënshkrua kurrë mes dy vendeve në konflikt. Periudha e fundit e luftimeve që filloi më 27 shtator ndryshon nga shumë përleshje të mëparshme që nga fundi i luftës në 1994-ën. Këtë herë, Turqia mbështet pa rezerva aleatin e saj Azerbajxhanin.

1. Cila është pikënisja e konfliktit?

Armenia dhe Azerbajxhani i sotëm prej shekujsh kanë qënë toka kufitare mes perandorive të atëhershme, ruse, osmane dhe persiane.
Dy komunitetet nisën të luftonin ndërsa perandoritë po binin gjatë fundit të Luftës së Parë Botërore dhe po tentonin të formonin shtete të pavarura me Rusinë që përkrahte Armeninë dhe Turqinë që përkrahte Azerbajxhanin.
Nagorno-Karabakh ka qënë një qendër konflikti prej fillimit pasi rajoni malor ka një popullsi të përzierë armene dhe azere dhe shihet nga të dy kombet si qendër e historisë dhe identitetit të tyre kombëtar.

2. Çfarë roli luajti shpërbërja e Bashkimit Sovjetik?

Pasi Bashkimi Sovjetik mori kontrollin e dy shteteve të sapo krijuara në vitin 1921, udhëheqësi i atëhershëm, Josef Stalin “mbolli farërat” për mosmarrëveshjen e sotme. Ai ia dha Nagarbah-Karabakhun Azerbajxhanit por më pas në 1923 e rishpalli rajon autonom, me kufij që i dhanë rajonit malor një popullsi që ishte më shumë se 90% armene. Konflikti i parë mes tyre shpërtheu në 1988, pasi u bë e qartë se ditët e perandorisë Sovjetike ishin të numëruara.

3. Si ka kontribuar historia e Armenisë në këtë përplasje mes tyre?

Gjenocidi i vitit 1915, në të cilin regjimi osman vrau deri në 1.5 milionë armenë, i largoi ata nga Anadolli dhe u la plagë të thella në memorien kombëtare. Frika nga Turqia e bëri Armeninë jashtëzakonisht të varur nga Rusia për mbështetjen ushtarake që merrte prej saj. Pas gjithë kësaj shumë Armenë filluan t’i shihnin Azerianët si prototurq. Azerbajxhanët flasin turqisht, por ata janë kryesisht myslimanë shiitë, ndërsa turqit janë kryesisht sunitë.

4. Pse është e përfshirë Turqia dhe cilat janë qëllimet e saj?

Turqia ka kufi të mbyllur dhe nuk ka marrëdhënie diplomatike me Armeninë, pjesërisht për shkak të konfliktit të Karabakhut dhe pjesërisht për shkak të tensionit më të gjerë mbi gjenocidin e vitit 1915. Në të kundërt, Azerbajxhani furnizon Turqinë me gaz natyror dhe naftë të papërpunuar përmes tubacioneve që kalojnë 10 miljeve nga kufiri Azerbajxhan-Armeni dhe 30 milje nga zona e konfliktit. Si rezultat, Turqia ka kohë që është në anën e Azerbajxhanit në mosmarrëveshjen e Karabakhut. Në korrik, pas një përplasje të mëparshme armene-azeriane, ushtria e Turqisë zhvilloi stërvitje të përbashkëta me atë të Azerbajxhanit. Më 1 tetor, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dënoi thirrjet për një armëpushim nga i ashtuquajturi Grupi i Minskut, i kryesuar nga Rusia, SH.B.A. dhe Franca.

5. Çfarë fuqie kanë SHBA, Rusia dhe Franca?

Si një superfuqi bërthamore dhe ish-perandori, Rusia ka fuqi me të dy palët. Armenia pret një bazë të madhe ushtarake ruse dhe tani është më e varur se kurrë prej saj nëse Azerbajxhani përpiqet të marrë përsëri tokën që humbi në 1994. Nga ana tjetër, pasuria me naftë dhe gaz që ka Azerbajxhani i ka lejuar këtij vendi të rrisë ndjeshëm shpenzimet për ushtrinë, shumica e të cilave ka shkuar në blerjen e armëve nga Rusia, e cila armatos të dy palët. SH.B.A. ka gjithashtu një ndikim të konsiderueshëm, si mikpritëse e një diaspore të madhe, të pasur dhe politikisht aktive armene dhe mbështetëse kryesore burimeve të reja të naftës dhe gazit azerbajxhanase që konkurrojnë me rrjetin tranzit të Rusisë. Por në vitet e fundit, interesi i SHBA në rajon duket se është dobësuar. Interesi i Francës gjithashtu po shkon drejt rënies.

Konflikti më i fundit mes dy vendeve nisi më 12 korrik 2020 mes forcave të armatosura armene dhe forcave të armatosura të Azerbajxhanit. Përplasjet fillestare ndodhën afër Movses në Provincën Tavush të Armenisë, dhe Agdam në Rrethin Tovuz të Azerbajxhanit ndërsa vijojnë ende deri sot. /FH

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje!

Arsyet pse Kamala Harris nuk fitoi garën presidenciale

Shpenzime marramendëse dhe dështim zgjedhor

Si u shpenzuan 1.6 miliardë dollarë në fushatën e Harris

Nga “Marco i vogël” në Sekretar Shteti në SHBA

Çfarë e pret Berlinin e Brukselin nën një mandat të Rubios?