MENU
klinika

”Ka nevojë për trajtim mendor”/ Marrëdhëniet Francë-Turqi në kulmin e krizës

Macron tërheq ambasadorin nga Ankaraja pas komenteve të Erdogan

24.10.2020 - 21:10

Franca dhe Turqia tashmë kanë kapur kulmin e krizës së marrëdhënieve diplomatike. Fillimisht ishte Erdogan që e akuzoi Macronin për mënyrën si i trajtonte myslimanët si President në Francë.

“Çfarë mund të thuhet për një kryetar shteti që trajton miliona anëtarë nga grupe të ndryshme besimi në këtë mënyrë: së pari, të bëjë kontrolle mendore.Cili është problemi individual i Macron me Islamin dhe me muslimanët? Macron ka nevojë për trajtim mendor. ” -tha Erdogan.

Pas këtij sulmi të fundit, Presidenca franceze ka reaguar dhe ka dënuar deklaratat e Erdogan duke i kërkuar Presidentit turk të ndryshojë.

“Komentet e Presidentit Erdogan janë të papranueshme. Teprica dhe vrazhdësia nuk janë një metodë. Ne kërkojmë që Erdogan të ndryshojë rrjedhën e politikës së tij sepse është e rrezikshme në çdo aspekt,” i tha zyrtari zyrtari i Elyzesë.

Pikërisht përplasja Macron- Erdogan lindi fill pas tensioneve në Mesdheun Lindor ku Franca hapur mbështeti Greqinë fuqimisht dhe kundërshtoi Turqinë. Erdogan sulmoi disa herë Macronin aq sa deklaroi se do ta kthente në çështje personale. Me vrasjen e mësuesit Samuel Patty për karikaturat ndaj Profetit Muhamed Samuel Patty tensionet kapën kulmin teksa Macron kërkon të luftojë ekstremizmin dhe terrorizmin islamik në Francë, kurse Erdogan e akuzon për diskriminim të muslimanëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse Ankaraja mund ta godasë Athinën pa humbur asnjë jetë ushtari?

ANALIZA: A do të shpërthejë lufta Turqi-Greqi?

Tensionet me Turqinë/ Greqia shpresat te BE

‘Le Monde’: Erdogan s’do heqë dorë nga qëllimet e tij!

Nga Deutsche Welle

BE zhgënjen Ballkanin