Autoritetet si Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjevedhe Organizata Botërore e Shëndetësisë japin alarmin: disa njerëz bëjnë gabim që në vendosjen e maskës prej cope: edhe pse ato janë një mjet efikas për të parandaluar përhapjen e COVID-19, një përdorim i gabuar i tyre e dobëson këtë efikasitet.
Në ditët e fundit është këshilluar të mbahen të gjitha llojet e maskave, sidomos për ata që frekuentojnë vende publike, në rast të daljes së domosdoshme nga shtëpia (si për shembull për të blerë ushqime apo në farmaci). Dhe pse nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar infektimin, ato ndihmojnë në frenimin e përhapjes së virusit në rast se një person asimptomatik nuk është i vetëdijshëm se është mbartës i virusit.
Sidoqoftë, siç e konfirmojnë institucionet e mësipërme, është e rëndësishme të vihen siç duhet, e sidomos të shmangen gabimet që reduktojnë efikasitetin e tyre
GABIMET QË BËJMË KUR VENDOSIM MASKAT PREJ COPE
Maskat prej cope mund të bëhen me materiale të llojeve të ndryshme, cohë që lejon ajrosjen apo pambuk. Kjo e fundit është materiali më i këshilluar, pasi nuk e acaron lëkurën dhe përshtatet me fytyrën. Në çdo rast, pavarësisht nga materiali është e rëndësishme të mos bëni këto gabime kur vendosni maskën.
a. Gabimi nr 1: Ta merrni si të mirëqënë që është e mirë për të gjithë
Një gabim i zakonshëm është të mendosh që maska prej cope përshtatet për të gjithë, pa përjashtim. Në një nga publikimet shkencore më të fundit, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmëron ekzistencën e rasteve specifike ku është e nevojshme të shmanget veshja e tyre. Mes këtyre rasteve janë:
Fëmijët nën 2 vjeç
Personat me probleme me frymëmarrjen
Pacientët në gjendje të pavetëdijshme
Njerëzit me aftësi të kufizuara apo që për çdo arsye nuk mund të heqin maskën pa ndihmën e dikujt.
b. Gabimi nr 2: Të mendoni se ofrojnë mbrojtje si ato të llojit mjekësor
Dhe pse provat nuk janë përfundimtare dhe bëhet fjalë për një argument që është ende objekt debati, mendohet se vendosja e maskës prej cope zvogëlon përhpajen e COVID-19, sidomos nëse konsiderojmë që ka njerëz që nuk kanë siptoma dhe që nuk e ndryshojnë aktivitetin e tyre normal.
Pavarësisht kësaj Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve dhe autoritete të tjera shëndetësore thonë se nuk është një masë e mjaftueshme për të shmangur infeksionin, dhe nuk duhet të mendojmë se ofron të njëjtën mbrojtje si maskat respiratore N95.
c. Gabimi nr.3: Nuk i lani më shpesh duart dhe reduktoni distancën fizike
Pikërisht sepse këto maska janë të pamjaftueshme për të shmangur infektimin, është e nevojshme patjetër që të ruani masat si larja e rregullt e duarve dhe distancimin fizik. E keni gabim nëse mendoni se thjesht fakti që përdorni këto mjete mbrojtëse është i mafjtueshëm dhe nuk ka nevojë për tjetër.
Duart e pastra është ende një nga masat kryesore të parandalimit. Gjithashtu, këshillohet të mbahet distanca fizike prej dy metrash në supermarkete dhe farmaci.
d. Gabimi nr. 4: Të mbuloni vetëm gojën; gabimi i përbashkët në vendosjen e maskës
Sigurisht që është një nga gabimet më të zakonshme kur përdorim maskat prej cope dhe jo vetëm. Shumë njerëz, ndoshta për çështje rehatie, mbulojnë vetëm gojën, duke e lënë hundën zbuluar. Në këtë mënyrë duhet ta dini që maska nuk ju shërben për asgjë!
E rëndësishme është mbroni sa më shumë të jetë e mundur rrugët respiratore. Për pasojë, maskat, qofshin prej cope apo kirurgjikale, duhet të mbulojnë hundën dhe gojën. Kujtojmë se bëhet fjalë për rrugën kryesore të infektimit nga COVID-19.
e. Gabimi nr. 5: Nuk i lani maskat pas përdorimit
Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve thotë se është e mjaftueshme ti lani me vetëm një cikël në lavatriçe, që të jenë gati për një përdorim të ri. Sigurisht mund të lahen dhe me dorë, me ujë dhe sapun. Avantazhi kryesor i maskës prej cope është se larja nuk bën ti humbasë forma, prandaj zgjasin më shumë.
f. Gabimi nr.6: Moslarja e duarve para dhe pas vendosjes së maskës
Dhe pse kemi folur për rëndësinë e ndjekes së rregullave të larjes së duarve, duhet të theksojmë rëndësinë që ta bëni këtë para dhe pas vendosjes së maskës. Duhet të mbani mend se ato nuk janë “të mbrojtura” nga agjentët patogjenë, ashtu si dhe duart. Për këtë arsye higjiena është shumë e rëndësishme. Nëse nuk i vendosni, idealja është ti ruani maskat në një qese të sterilizuar, mundësisht ato që mbyllen apo dhe ato që janë ajrosëse dhe sterile.
CFARË DUHET TË BËJMË QË TË MOS I BËJMË KËTO GABIME?
Për ta përmbledhur, gabimet që bëjmë me vendosjen e maskës prej cope reduktojnë efikasitetin e saj përsa i përket masave të parandalimit ndaj COVID-19. Mos harroni, përveç vendosjes së tyre nuk duhet të harrojmë masat kryesore parandaluese, si larja e shpeshtë e duarve dhe distancimi fizik, si dhe respektimi i karantinës. /MeMjekun.com