MENU
klinika

FEB anketon 12,000 ekzekutivë për rreziqet më shqetësuese

Papunësia, rreziku më i madh botëror

08.10.2020 - 16:17

Papunësia shihet si shqetësimi më i madh në 10 vitet e ardhshme për ekzekutivët e bizneseve në të gjithë botën, ndjekur nga përhapja e sëmundjeve infektive, sipas një sondazhi nga Forumi Ekonomik Botëror.

Tregu i punës është goditur nga karantina dhe masa të tjera për të luftuar pandeminë dhe ekzistojnë shqetësime për vendet që kanë larguar përkohësisht punëtorët nga puna. “Ndërprerjet në punësim të shkaktuara nga pandemia, rritja e automatizimit dhe tranzicioni tek ekonomitë më të gjelbra po ndryshojnë rrënjësisht tregun e punës”,- tha Saadia Zahidi, Drejtore e Forumit Ekonomik Botëror.

Sondazhi Rreziku Rajonal i të Bërit Biznes, që anketoi mbi 12,000 liderë të bizneseve nga 127 vende, bën pjesë e raportit të konkurrueshmërisë globale, që do publikohet muajin e ardhshëm. Sondazhi studioi perspektivën e të anketuarve mbi 30 rreziqe në total. Shqetësimet mbi përhapjen e sëmundjeve infektive janë rritur me 28 vende nga sondazhi i viti të kaluar.

Krizat fiskale, sulmet kibernetike dhe destabiliteti social zunë vendin e tretë, të katërt dhe të pestë, sipas sondazhit. Megjithatë, rreziqet nga ndryshimi klimatik janë rritur gjithashtu, sipas Forumit Ekonomik Botërorë, ndërkohë që frika për sulme ushtarake pësoi rënie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfundon paketa e ndihmës

5 mësime nga kriza greke