MENU
klinika

Kundër sanksioneve për Turqinë

Pse Merkel vazhdon të mbrojë Erdoganin?

02.10.2020 - 09:24

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të premten ranë dakord për të vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë, pasi siguruan Republikën e Qipros se blloku do të ndëshkonin Turqinë nëse vazhdonte të kërkonte për naftë dhe gaz në zonat e diskutueshme të Mesdheut.

Marrëveshja, e përgatitur pas orë negociatash, do të vendosë sanksione për rreth 40 zyrtarë të akuzuar për manipulimin e zgjedhjeve presidenciale të gushtit në Bjellorusi, megjithëse presidenti i vendit, Alexander Lukashenko, nuk është midis tyre.

“Jo Lukashenko nuk është në listën aktuale, por natyrisht ne do të shohim situatën, do të ndjekim zhvillimet, ”tha Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, pas takimit me udhëheqësit e BE.

Marrëveshja lejon BE të japë premtimin e saj për të mbështetur protestuesit pro-demokracisë në kryeqytetin e Bjellorusisë Minsk dhe për të rifituar një farë kredibiliteti pas disa javësh vonesa.

“Bashkimi Evropian po ndërmerr veprime kundër atyre që janë pengesa në rrugën e demokracisë,” tha kancelarja gjermane Angela Merkel pas diskutimeve midis 27 vendeve anëtare të BE që vazhduan pas mesnatës. “Unë mendoj se ky është një sinjal i rëndësishëm.”

Ndërsa Britania dhe Kanadaja kanë njoftuar tashmë sanksione, ngërçi në BE, ku vendimet kërkojnë unanimitet, ka dëmtuar besueshmërinë e politikës së jashtme të bllokut, thonë diplomatët.

Qipro, një nga vendet më të vogla të BE-së, kishte bllokuar veprimet kundër Bjellorusisë për një muaj, duke këmbëngulur që sanksionet të vendosen gjithashtu ndaj Turqisë, e cila ka vazhduar kërkimin e naftës dhe gazit në zonat e diskutueshme të Mesdheut.

Pas një lufte të shkurtër në 1974, ishulli u nda midis qeverisë qipriote greke të njohur ndërkombëtarisht, një anëtar i BE, në jug, dhe një administrate të vetëdeklaruar Qipriote Turke në veri, e cila mbështetet nga Turqia.

Gjermania është përsëri kundër një qëndrimi të ashpër ndaj Turqisë, e cila është edhe një kandidate për t’u bashkuar me BE dhe një anëtare e NATO-s.

NATO njoftoi të enjten se të dy vendet kishin ngritur një “mekanizëm ushtarak ” për të shmangur përplasjet aksidentale në det.

Kompromisi i arritur në samit që kënaqi Qipron ishte një marrëveshje për të rishikuar sjelljen e Turqisë në dhjetor dhe për të vendosur sanksione nëse “provokimet” e saj nuk marrin fund .

“Në rast të veprimeve të tilla nga Ankaraja BE do të përdorë të gjitha instrumentet dhe opsionet e saj në dispozicion,” tha Presidentja i BE Ursula von der Leyen të Premten pas përfundimit të samitit.

Michel i Këshillit Evropian e përshkroi qasjen si një “strategji të dyfishtë” ndaj Ankarasë, duke ofruar më shumë bashkëpunim në tregti dhe fronte të tjera, por duke kërcënuar edhe me tensione në Mesdhe.

Burimi: The Guardian, The Washington Post, Euronews/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse Ankaraja mund ta godasë Athinën pa humbur asnjë jetë ushtari?

ANALIZA: A do të shpërthejë lufta Turqi-Greqi?

"Grekët një tumor malinj që do çrrënjosen"

Aleati i Erdogan: Lufta me Greqinë është çështje kohe


Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje!

Arsyet pse Kamala Harris nuk fitoi garën presidenciale

Shpenzime marramendëse dhe dështim zgjedhor

Si u shpenzuan 1.6 miliardë dollarë në fushatën e Harris

Nga “Marco i vogël” në Sekretar Shteti në SHBA

Çfarë e pret Berlinin e Brukselin nën një mandat të Rubios?