Fakti që Azerbajxhani dhe Armenia janë në luftë në një moment krize akute globale është shumë zhgënjyese.
Në mars, OKB bëri thirrje për një armëpushim global. Apeli i tij është injoruar gjerësisht.
Konflikti në Kaukazin e Jugut i bën jehonë dhunës së vazhdueshme, të pakujdesshme në disa vende të Lindjes së Mesme ku, me sa duket, armiqësia e kapërcen njerëzimin. Lufta është sëmundja e vet.
Luftimet, që shpërtheu muajin e kaluar dhe ka vrarë ose zhvendosur mijëra civilë, nxjerr në pah rreziqet e shkatërrimit të rendit ndërkombëtar, të bazuar në rregulla.
Fuqitë rajonale fillimisht dështuan të ndërhyjnë ose, në rastin e Turqisë, “i hodhën benzinë zjarrit”. BE shikonte. SHBA nuk bënë asgjë.
Armëpushimi humanitar i rënë dakord gjatë bisedimeve në Moskë të Premten është një hap I pare I mire, por nuk është mjaftueshëm.
Armëpushimi i rënë dakord në 1994, pas një lufte tre-vjeçare mbi Nago-Karabakun, është shkelur vazhdimisht.
Ka treguar masën në të cilën Rusia ende ushtron ndikim në atë që liderët post-Sovjetikë duan ta quajnë “oborrin e shtëpisë”. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po specializohet në mbjelljen e paqëndrueshmërisë dhe mosmarrëveshjeve midis demokracive perëndimore. Megjithatë, javët e fundit ai është detyruar të shikojë, i pafuqishëm.
SHBA mund të kishte bërë më shumë për të zgjidhur një çështje të tillë.
Në Bjellorusi, demonstrata të mëdha pro-demokracisë po vazhdojnë megjithë përpjekjet e paligjshme shpesh të dhunshme të regjimit për t’i shtypur ato. Mbështetja e Putinit për Alexander Lukashenko, ka ushqyer ndjenjat anti-ruse në Minsk.
Putini i ka ofruar mbështetje personale presidentit të Kirgistanit, një republikë tjetër ish-Sovjetike, pak para se protestuesit të rrëzonin qeverinë e vendit.
Nuk është çudi që Putini është në ankth për të ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm midis aleatit të Rusisë, Armenisë dhe Azerbajxhanit, një eksportues i rëndësishëm i naftës dhe gazit.
Përfshirja e Turqisë në shpërthimin e Nago-Karabakut ka qenë plotësisht e padobishme.
Në vend që të ndërmjetësonte midis fqinjëve të ngushtë, presidenti i saj, Rexhep Tajip Erdogan, u ofroi mbështetje të pakufizuar aleatëve të tij Azerbajxhanë kundër Armenisë.
Kjo politikë ka çuar në përfshirjen e drejtpërdrejtë ushtarake turke në Siri dhe Libi dhe, së fundmi, në një luftë të jashtëzakonshme luftarake në Mesdheun lindor, që synon kryesisht, Greqinë.
Megjithatë, kjo është gjithashtu një përgjigje ndaj problemeve ekonomike dhe kundërshtimit në rritje politike në vend.
Palët e tjera në këtë tragjedi kanë dështuar të veprojnë.
Mes gjithë pasojave komplekse gjeopolitike dhe strategjike të këtij konflikti, është e lehtë të harrosh ndikimin njerëzor të luftimeve.
Michelle Bachelet, komisioneri i lartë i KB për të drejtat e njeriut, javën e kaluar shprehu keqardhje për sulmet e artilerisë nga të dy palët që vranë, plagosën dhe terrorizuan njerëz të pambrojtur. Ajo kujtoi Armeninë dhe Azerbajxhanin dhe “shtetet me ndikim mbi palët në konflikt”, për detyrimin e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar për të mbrojtur civilët.
Le të shpresojmë që fuqitë e mëdha më në fund do të dëgjojnë.
Por pa presion ndërkombëtar, të vazhdueshëm për një zgjidhje të plotë dhe përfundimtare, bomba me sahat e Nagorno-Karabak do të vazhdojë të dridhet.
Përkthyer dhe përshttaur nga The Guardian/ Konica.al