MENU
klinika

Çfarë ka zbuluar studimi i fundit?

Si të mbron maska nga koronavirusi, a ndikon materiali i saj?

21.10.2020 - 10:57

Me koronavirusin SARS-CoV-2 ende aktiv dhe në gjendje të qarkullojë në mesin e popullatës, mbajtja e maskës mbetet një ide e mirë: pavarësisht nga detyrimet dhe vendimet e qeverive, dhe qoftë edhe nëse zgjidhni ato prej pambuku, qofshin të blera apo të bëra vetë.

Konfirmimi vjen nga një studim i fizikës së lëngjeve i kryer në Florida, një nga shtetet e SHBA aktualisht më i prekur nga Covid, me një numër rastesh që rriten në mënyrë eksponenciale. Shkencëtarët kanë simuluar emetimin e spërklave të pështymës që ne i shpërndajmë në ajër në një masë më të madhe kur kollitemi dhe teshtijmë, dhe të cilat mund të përmbajnë grimcat virale. Dhe ata zbuluan se maskat – përfshirë ato jo mjekësore – mund të shkurtojnë ndjeshëm distancat në të cilat kalojnë këto spërkla.

MASKA PERBALLE

Studiuesit në Florida Atlantic University lidhën kokën e manekinit me një makinë mjegullbërëse dhe përdorën një pompë për të lëshuar një përzierje të ujit të distiluar dhe glicerinës (“pështyma e infektuar”) nga goja. Nën dritën e lazerit, teshtitja e rreme u shfaq si re avujsh të gjelbër që përhapen nëpër hapësirë. Në këtë pikë, ekipi vendosi disa pajisje mbrojtëse jo-kirurgjikale para gojës dhe hundës së manekinit: një shami pambuku të palosur, një shall me një shtresë, një maskë pambuku e bërë në shtëpi me dy shtresa, duke përdorur një pëlhurë të trashë pambuku, dhe një maskë në formë guaske, jo-sterile si ato që shiten në farmaci.

MBROJTJE RECIPROKE

Pa maskë, rregullat jo gjithmonë të respektuara të distancimit fizik vlejnë shumë pak, sepse spërklat – demonstron eksperimenti – udhëtojnë deri në 3.7 metra nga goja. Sidoqoftë, maskat e kanë shkurtuar këtë rrugëtim të tyre në mënyrë të qartë: kur manekini mbante atë prej pambuku, spërklat arrinin vetëm një cm larg fytyrës, megjithë disa “humbje” fiziologjike të spërklave, në pikat ku pëlhura puthitej më keq. Maskat e farmacive gjithashtu funksiononin mirë, duke zvogëluar diapazonin e spërklave në vetëm 20 cm nga fytyra. Siç pritej, shalli me një shtresë dhe shamia nuk ishin aq efektive. Sidoqoftë, përdorimi i tyre lejoi që grimcat e rreme virale të arrinin respektivisht një metër dhe 30 cm larg gojës.

Eksperimenti që mund ta shihni të sintetizuar në vieon më poshtë, tregon – shkruajnë studiuesit – “se, edhe pse maskat jo mjekësore të testuara mundësojnë gjithësesi nivele të ndryshme të përhapjes së lëngjeve, ato janë gjithësesi efikase në pengimin e përhapjes së spërklave më të mëdha të frymëmarrjes”. / bota.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BBC/ Gjendja e bizneseve në Kinë

“Fabrika e botës” e mbyllur me kyç

Pëllumb Pipero “habit” me deklaratën

“Do doja të kisha rënë në kontakt me COVID-19”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!