MENU
klinika

Javën e ardhshme

Turqia alarmon SHBA-në dhe NATO-n, do testojë raketat S-400

07.10.2020 - 19:46

Blerja e raketave ruse nga Turqia ka alarmuar aleatët e NATO-s. Gjatë javës së ardhshme, Turqia ka në plan të kryejë një provë të sistemit të mbrojtjes përmes raketave të tipit, S-400.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg udhëtoi në Ankara dy ditë më parë për të ulur tensionet në rritje në Mesdheun lindor midis dy anëtarëve të Aleancës Atlantike, Greqisë dhe Turqisë. Por ai gjithashtu ngriti shqetësime në lidhje me pasojat e blerjes së raketave S-400 nga ana e Turqisë.

Këto armë mbrojtëse ruse mund të nxisin reagimin e SHBA-ve të cilat mund të ndërmarrin edhe veprime konkrete, theksoi shefi i NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u kërkoi zyrtarëve turq gjatë një vizite në Ankara të hënën që të gjejnë një “zgjidhje alternative” në rast se do ishte e nevojshme mbrojtja ajrore e vendit, duke theksuar se aktivizimi i S-400 përbën rrezik.

Por duket se presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka injoruar rekomandimet e Stoltenberg. Forca ajrore nuk po aktivizon vetëm bateritë, por gjithashtu po teston pajisjet, si dhe po përgatit personelin turk në një zonë në provincën e Sinopit në bregdetin e Detit të Zi.

Deri më tani, Ministria Turke e Mbrojtjes nuk ka komunikuar asgjë për mediat.

Administrata amerikane e Donald Trump dëboi Ankaranë nga zhvillimi i avancuar F-35 duke protestuar kundër blerjes së S-400 ruse, dhe ka deklaruar se do ndërmarrë sanksione ndaj Turqisë nëse aktivizohen raketat.

Turqia sfidon Shtetet e Bashkuara

Turqia prej vitesh është në diksutime me SHBA për shkak të ndërhyjes në sistemin e tyre raketor dhe Washington ka rezistuar vazhdimisht ndaj kërkesave turke për një transferim të teknologjisë.

Shtetet e Bashkuara kohët e fundit propozuan të fusin sistemin e tyre raketor në Turqi si pjesë e një zgjidhjeje për ngërçin S-400. Ideja e Trump është që ky shtet të heqë dorë nga këto raketa në këmbim të teknologjisë amerikane. Ankaraja ka refuzuar të pranojë propozimin duke këmbëngulur që kërcënimi i sanksioneve të SH.B.A.-së nuk do të ndryshojë asgjë.

Erdogan, i është drejtuar edhe Presidentit francez Emmanuel Macron për të marrë gjithashtu sisteme të mbrojtjes ajrore të bëra në Evropë, të njohura si Eurosam SAMP / T.

Macron u përgjigj duke thënë se “Turqia duhet të sqarojë synimet e saj në Siri para se të shqyrtohet një mundësi vendosjeje në Turqi e sistemeve të bëra në Evropë”. Përplasja e Turqisë me kurdët në Siri po shqetëson komunitetin ndërkombëtar.

E gjithë kjo i shtohet informacionit të fundit që konfirmon pjesëmarrjen e Turqisë në konfliktin për Nago-Karabakun, ku ajo mbështet Azerbajxhanin me armatime dhe milici që vijnë nga Siria Veriore dhe Libia. Këto raporte, së bashku me tensionet në Mesdheun lindor, kanë nxitur diskutime mes qeverive ndërkombëtare.

Turqia vazhdon të ndezë tensionin dhe pasigurinë e komunitetit ndërkombëtar. Disa njerëz mendojnë se duhet të bëhen këto lëvizje në mënyrë që të zgjerohet hegjemonia gjeopolitike, të tjerë besojnë se është thjesht një politikë që nuk çon askund.

Erdogan do duhet të sqarojë se cilat lidhje aleate janë ato që kanë rëndësi për të dhe të respektojë limitet e vendosura nga ndërkombëtarët në mënyrë që të mos prishë ekuilibrin e rendit aktual botëror.

Përkthyer dhe përshtatur nga atalayar/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje!

Arsyet pse Kamala Harris nuk fitoi garën presidenciale

Shpenzime marramendëse dhe dështim zgjedhor

Si u shpenzuan 1.6 miliardë dollarë në fushatën e Harris

Nga “Marco i vogël” në Sekretar Shteti në SHBA

Çfarë e pret Berlinin e Brukselin nën një mandat të Rubios?