MENU
klinika

Mbi 70 milion votues pro Trump!

Çfarë duhet të bëjmë me miliona amerikanët që votuan Trump?

23.11.2020 - 19:46

Opinion nga Hamid Dabashi, Aljazeera

Humbja e theksuar e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA në vitin 2020 ishte një triumf psikologjik për njerëzimin në përgjithësi. Popujt e botës kishin nevojë për katarsis nga terrori i Donald Trump që amerikanët kryen mbi ta, kështu që ata dëshironin humbjen e tij poshtëruese. Kjo dëshirë kolektive nuk kishte asnjë lidhje me rivalin e tij, Joe Biden. Ishte gjithçka që kishte të bënte me dëshirën e njerëzimit për t’u kthyer në mendje dhe arsye pasi iu nënshtrua sulmit të Trump për katër vjet fatkeqësi.

Mëngjesin e 7 nëntorit, kur Joe Biden u deklarua përfundimisht si fituesi i zgjedhjeve, u dëgjua një psherëtimë lehtësimi që u ndje në të gjithë Amerikën dhe botën. Por pushimi ishte i shkurtër. Tani amerikanët dhe pjesa tjetër e botës po pyesin se si rreth 70 milion njerëz mund të votojnë për Donald Trump, pasi sulmi i tij racist ishte në ekran i pranishëm për kaq gjatë.

Pyetja për 73,701,667 zgjedhësit

“Si mund të jenë 59,054,087 njerëz kaq pa sy?” Pyetja që një tabloid britanik bëri në faqen e tij të parë kur dha lajmin për rizgjedhjen e George W Bush në 2004 është ndoshta një nga frazat më të paharrueshme në historinë bashkëkohore të zgjedhjeve presidenciale të SHBA.

Bota ishte dëshmitare e pushtimit dhe e okupimit që bëri Bush ndaj Afganistanit në 2001, dhe pastaj Irakut në 2003. Ajo kishte parë se çfarë lloj njeriu ishte dhe sa dëm mund t’i shkaktonte njerëzimit në përgjithësi. Akoma, amerikanët e kishin rizgjedhur atë si presidentin e tyre.

Pra, pyetja e tabloidit britanik ishte brutale dhe e vrazhdë (veçanërisht që vinte nga një vend që atëherë drejtohej nga Tony Blair), por ishte gjithashtu i ligjshëm.

Dhe pyetjet vazhdojnë në vitin 2020. Që nga 21 nëntori, 73,781,603 njerëz votuan për Trump, e cila arrin në 47.2 përqind të totalit të votave të numëruara. E njëjta statistikë na tregon se 79,816,557 amerikanë votuan për Biden, që është rreth 51.1 përqind e totalit të votave të numëruara.

Edhe kur shikoni të ashtuquajturat shtete “blu”, si Neë York, ju shihni mijëra nëse jo miliona mbështetës të vendosur të Trump. Trump humbi Nju Jorkun në zgjedhjet e vitit 2020, por vetëm 58.3 përqind e njujorkezëve votuan kundër tij. Një 40.4 përqind e votuesve përdorën fletët e tyre të votimit për të demonstruar mbështetjen e tyre për një kriminel racist i cili mohon ndryshimin e klimës dhe ka gjakun e më shumë se 200,000 amerikanëve të pafajshëm në duart e tij për dështimin për të udhëhequr vendin përmes pandemisë së koronavirusit. Ky është një fakt i frikshëm.

Si ta shpjegojmë faktin e frikshëm

Demokratët i kishin shpallur zgjedhjet e vitit 2020 “një betejë për shpirtin e vendit”. Fakti që rreth 70 milion amerikanë votuan për sharlatanin diabolik Trump ka nxitur shumë amerikanë të pyesin se cili është saktësisht ky “shpirt” që ata mendojnë se po luftojnë për të shpëtuar.

Më 5 nëntor, New York Times publikoi një botim të Roxane Gay me titullin “Kjo është Amerika”. Një ditë më vonë, megjithatë, titulli u ndryshua në “Jam i shkatërruar, por i gatshëm për të luftuar”. Ky ndryshim i veçantë i titullit ishte mishërimi i ankthit që ka përfshirë masat e amerikanëve që nuk votuan për Trump. Redaktorët e New York Times qartazi nuk dinë se çfarë të bëjnë me miliona amerikanë që votuan për Trump edhe pasi dëshmuan diapazonin dhe thellësinë e karakterit të tij negativ për katër vjet me radhë.

Të jetosh në një vend ku në thelb gjysma e njerëzve të saj votuan për një individ që urdhëroi që foshnjat të rrëmbeheshin nga krahët e nënave të tyre për katër vjet nuk është një detyrë e lehtë.

“Unë mendoj se është një gabim të bindim veten se Trump, ose Trumpismi, është i lehtë për t’u mposhtur”, shkroi Noe Berlatsky në Independent. “E vërteta është, se Trump, me gjithë paaftësinë, brutalitetin dhe mizorinë e tij, mishëron një version të fuqishëm, të shëmtuar dhe këmbëngulës të ëndrrës Amerikane.”

Përkthyer dhe përshtatur nga Aljazeera/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN