MENU
klinika

Shkak pandemia!

Ekonomia e SHBA/ JPMorgan: PBB-ja e tremujorit të parë do bjerë

21.11.2020 - 13:54

Ekonomistët e JPMorgan presin një tkurrje ekonomike të Shteteve të Bashkuara në tremujorin e parë për shkak të përhapjes së koronavirusit dhe kufizimeve të  imponuara gjatë kësaj periudhe. Parashikimi i ri është krejt ndryshe nga pikëpamja e mirënjohur e Wall Street se tremujori i parë do të ishte pozitiv, me një ekonomi në përmirësim gjatë gjithë vitit 2021.

Ekonomistët e JPMorgan thanë se ata presin që ekonomia të zgjerohet me shpejtësi në tremujorin e dytë dhe të tretë, bazuar në zhvillimet pozitive të vaksinave. “Ky dimër do të jetë i zymtë dhe ne besojmë se ekonomia do të tkurret përsëri në këtë periudhë,” shkruajnë ekonomistët.

Ata parashikuan që tremujori i parë  do të kontraktohet me 1% pas rritjes prej 2.8% në tremujorin e katërt të këtij viti. Për tremujorin e dytë, ata shohin që ekonomia  do të rimëkëmbet dhe do të ketë një rritje prej 4.5% e ndjekur nga  6.5% në tremujorin e tretë.

Ekonomistët gjithashtu presin rreth 1 trilion dollarë stimul fiskal, që ka të ngjarë të fillojë afër fundit të tremujorit të parë. Kjo do të jetë një avantazh i konsiderueshëm në rritjen e mesvitit.

Sipas tyre, pritet një  rënie mujore e punësimit në pika të ndryshme gjatë muajve të ardhshëm, por fitimet mujore të punës duhet të kthehen në miliona rreth mesit të vitit dhe pastaj të moderojnë përsëri rreth fundit të 2021.

“Ne mendojmë se tendencat në tregun e punës do të të ndjekin përafërsisht atë që ne presim për shpenzimet e konsumatorëve . Rritja e vendeve të punës do të dobësohet dukshëm rreth fundit të vitit ndërsa virusi peshon në ekonomi, dhe pastaj të rimëkëmbet  përsëri në fillim të vitit të ardhshëm pasi shpërndarja e vaksinës do të dobësojë virusin dhe mbështetja fiskale do të stimulojë rritjen ”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN