MENU
klinika

Lista/ Ku rrezikohet mbyllja?

Pandemia ‘mbërthen’ universitetet e rretheve

05.11.2020 - 15:45

Janë plot 59 programe në gjashtë universitete të rretheve, që nuk kanë arritur dot në dy raundet kryesore të regjistrimeve të afrojnë as dhjetë të rinj.

Pandemia, ashtu si shumëçka tjetër, ka diktuar edhe këtë sferë, duke mbushur nga njëra anë IALtë në qytete, por pa arritur dot të shpëtojnë nga mbyllja dhjetëra degë që prej vitesh nuk tërheqin interesin e maturantëve. Organizata “Qëndresa Qytetare” ka monitoruar ecurinë e regjistrimeve për 2020- 2021, duke i krahasuar me dy vitet e mëparshme në po të njëjtat universitete. “Ajo që vihet re është se gjatë këtij viti akademik janë shtuar aplikimet në universitetet e rretheve në krahasim me dy vitet e kaluara, por sërish vijon fenomeni i mbylljes së programeve të studimit. Megjithëse prurjet e reja në universitetet e rretheve janë shtuar këtë vit, edhe për mungesë të mobilitetit të studentëve për shkak të pandemisë, nuk kanë qenë të suksesshme për të mbajtur hapur degët e studimit”, thuhet në analizën e të dhënave. Ato që shkojnë drejt mbylljes nuk janë programe sporadike, por degë që formësojnë një shoqëri. Gjuha Shqipe, Historia dhe Gjeografia në rrethe po shkojnë drejt zhdukjes, duke ia lënë kryeqytetit monopol. Shkak për këtë është vendosja dhe rritja e vit pas viti e notës mesatare, një politikë kjo që duket se nuk ka ndihmuar në rritjen e cilësisë së mësuesve, pasi profesioni fitohet vetëm pas studimeve master e licencimit.

DEGËT E EKSPORTIT

Përveç atyre që rrezikojnë të mos përmenden më në auditorë, ka të tjera programe, për të cilat interesi rritet çdo vit. Bëhet fjalë për degët e fakultetit të shkencave mjekësore teknike dhe teknologjinë e informacionit, të cilat etiketohen si degë të eksportit për faktin se profesionistë të tillë sapo përfundojnë studimet synojnë tregun europian e jo Shqipërinë për punësim. “Vihet re që në mungesë të orientimit të tregut shqiptar të punës, tregu ndërkombëtar dhe kërkesa për infermierë, sidomos në Gjermani, ka përkuar me dëshirën e të rinjve për t’u diplomuar në këto degë me qëllim emigrimin në Europë. Gjatë këtij viti akademik, sistemit arsimor do t’i shtohen 1567 infermierë të përgjithshëm, 468 infermierë mami dhe 311 fizioterapistë, shifra të cilat çdokush e kupton që nuk lidhen me kërkesat e tregut vendës të punës. Në total, në këto degë do të ulen në bankat e universiteteve 2346 studentë”, citohet në raport.

ANALIZA

Ndonëse ka tri ditë që kanë përfunduar regjistrimet e raundit të fundit në universitete, këto të fundit nuk kanë ende një pasqyrë finale me numrin total të të regjistruarve dhe degëve që do të duhet të kyçin. “Qëndresa Qytetare” ka marrë në analizë gjashtë IAL-të e rretheve, duke ngjyrosur me të kuqe degët në alert, pra, ata që në përfundim të raundit të dytë kanë më pak se dhjetë studentë (lista bashkëngjitur shkrimit). Por jo të gjitha mbyllen. Së pari, disa syresh kanë 8 e më shumë të rinj, shumë afër pragut minimal për të qëndruar hapur dhe me shumë gjasë në raundin e tretë plotësohet. Nga ana tjetër, jo të gjitha janë në vitin e dytë të zi. Si rregull, nëse për dy vite rresht nuk hapet një program studimi, ai quhet i mbyllur dhe për vitin pasardhës nuk listohet më në ofertën akademike të atij universiteti. Një raport në përmbyllje të regjistrimeve, pas manovrave të departamenteve për të përshtatur kuotat brenda programeve të të njëjtit fakultet (çka e lejon ministria, sigurisht duke e vënë në dijeni më parë) do të qartësojë situatën në universitete.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!