Treguesi i ndjesisë ekonomike në Eurozonë ra për të parën herë në 7 muaj gjatë Nëntorit, ndërkohë që vala e dytë e Covid-19 goditi kontinentin, duke ndikuar moralin tek të gjithë sektorët, veçanërisht shërbimet dhe shitjet me pakicë. Sondazhi mujor i Komisionit Europian, tregoi se ndjesia ekonomike në 19 vendet që ndajnë euron ra në 87.6 pikë, nga 91.1 pikë në Tetor.
Sondazhi zhvillohet zakonisht në 2 javët e para të muajit, çka nënkupton periudhën kur masat e karantinës u lajmëruan, përfshirë në 2 ekonomitë më të mëdha, Gjermaninë dhe Francën. “Pas rimëkëmbjes së pjesshme të ndjesisë mes Majit dhe Shtatorit, rënia është e para që prej goditjes nga vala e parë e pandemisë”- deklaroi Komisioni Europian.
Rënia e ndjesisë ekonomike u nxit nga rënia e besimit tek sektorët e shitjeve me pakicë, shërbimet dhe kryesisht tek konsumatorët. Treguesi për industrinë dhe ndërtimin, që janë kursyer nga karantina, pësoi rënie të vogël. Në të gjitha rastet, perspektiva për të ardhmen e biznesit është përkeqësuar.
Treguesi për shërbimet, që është sektori më i madh i ekonomisë së eurozonës dhe që kontribuon me 2/3 e PBB, ranë -17.3 pikë, nga -12.1./Scan