MENU
klinika

Nga BBC

Zgjedhjet në SHBA/ Kur mund të shpallet fituesi?

05.11.2020 - 18:36

Pra kush do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-ve?

Ne ende nuk e dimë, sepse nuk janë numëruar mjaft vota që Donald Trump ose Joe Biden të shpallen fitues.

Jemi në ditën e dytë të numërimit. Numri i madh i votave postare të hedhura gjatë këtyre zgjedhjeve në kohë pandemie dhe ligjeve të shteteve të ndryshme për mënyrën e numërimit të tyre, do të thotë se do të zgjaste më shumë numërimi dhe se rezultati s’do ishte i afërt. Dhe kështu është…

A nuk e ka fituar votën popullore Joe Biden?

Po, deri më tani, por kjo nuk është ajo që vendos se kush do të jetë president.

Në vend të kësaj, një kandidat duhet të fitojë shumicën në një sistem të quajtur kolegji zgjedhor, ku secili shtet merr një numër të caktuar votash ose “zgjedhës” përafërsisht në proporcion me popullsinë e tij. Nëse fitoni një shtet, ju fitoni të gjitha votat e tij (përveç Nebraskas dhe Maine, por kjo është e komplikuar).

Por pse po zgjat kaq shumë numërimi?

Kjo pjesërisht varet nga mënyra se si numërojnë shtetet individuale dhe renditja në të cilën ata numërojnë lloje të ndryshme votash (për shembull votat postare). Le ta ndajmë atë që po ndodh në disa nga fushat e betejës.

Pse duhet të jetë kaq e vështirë?

Ndryshe nga disa kombe të tjera, nuk ka asnjë organ ose komision zgjedhor që mbikëqyr zgjedhjet në SH.B.A. Secili shtet ka ligjet dhe sistemet e tij për numërimin e votave.

Pra, a është thjesht matematikë tani?

Tani duket sikur të dhënat e sondazheve që u kryen këtë javë nuk na treguan të gjithë historinë rreth amerikanëve. Shumë vëzhgues nuk e kuptuan se gara do të ishte kaq e përafërt. Sondazhet e fundit kombëtare treguan se Biden duke kaloi Trump me rreth tetë pikë pra dukshëm.

Disa ekspertë dyshojnë se një pjesë e publikut amerikan që nuk do të marrë pjesë as në sondazhe sepse nuk u besojnë institucioneve ka më shumë të ngjarë të votojnë për Trump.

Prioritetet e votuesve mund të jenë gjykuar paksa keq. Ndërsa pandemia e koronavirusit ka dominuar titujt kryesorë, një sondazh i kryer nga Edison Research zbuloi se më shumë votues (një e treta në total) renditën ekonominë si çështjen e tyre kryesore që ishte edhe një mesazh thelbësor i Trump gjatë fushatës.

Donald Trump po del shumë më mirë sesa pritej dhe Joe Biden nuk ka arritur të fitojë ato shtete beteje që numëruan shpejt votat, që do të thotë më shumë pasiguri ndërsa presim ende për disa shtete kryesore.

Përkthyer dhe përshtatur nga: BBC/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN