MENU
klinika

Analiza

BE ka jo një, por dy “dhimbje koke” momentalisht!

12.12.2020 - 16:13

Axhenda e propozuar për një samit të udhëheqësve të BE paraqet një pamje të një bote të rregullt.

Të lënë jashtë rendit të ditës janë dy elefantët: Brexit dhe një konfrontim me Poloninë dhe Hungarinë për sundimin e ligjit.

Por realiteti është se, nëse kompromiset nuk gjenden shpejt, BE mund të shikojë së shpejti një “pa marrëveshje” të dyfishtë, me britanikët dhe me polakët dhe hungarezët.

Kjo do të nënkuptojë një prishje të marrëdhënieve tregtare me Mbretërinë e Bashkuar nga 1 Janari, duke çuar në vendosjen e barrierave tarifore, radhët e gjata të kamionëve në kufij dhe konfrontime të mundshme midis flotave të peshkimit.

Pasojat e mosmarrëveshjes me Poloninë dhe Hungarinë mund të bëjë që BE të mos bjerë dakord për buxhet për herë të parë në dekada, duke çuar në konflikte me Varshavën dhe Budapestin që mund të kulmojnë me dy largime të mëtejshme nga BE-ja.

Asnjë udhëheqës i arsyeshëm i BE nuk do të pranonte me kënaqësi këto rezultate. 

Realiteti është se askush në BE nuk dëshiron “Jo marrëveshje”. Por negociatorët evropianë e dinë që përfundimi i dy marrëveshjeve të këqija do të ishte edhe më keq për të ardhmen afatgjatë të bllokut.

LONDON, UK.- Pro-EU supporters gather outside Europe House in central London, Britain, on Jan. 31, 2020. Britain will leave the European Union (EU) on Jan. 31, 2020.

Qeveritë evropiane e dinë se nëse  e bëjnë këtë gabim, mund të ketë dëmtime afatgjata ekonomike dhe politike në vend.

Një marrëveshje e keqe me Hungarinë dhe Poloninë do të ishte potencialisht edhe më drastike në pasojat e saj.

Këto dy vende të rëndësishme të BE-së kanë shkuar drejt autoritarizmit për disa vite.

Propozimi për të lidhur fondet e ardhshme të BE për respektimin e shtetit të së drejtës përfaqëson ndoshta mundësinë e fundit të duhur për Brukselin për të bërë presion mbi qeveritë polake dhe hungareze për të ndryshuar kursin.

Nëse kjo përpjekje dështon, BE-së mund t’i duhet të pranojë që pretendimi i saj për të qenë një klub i demokracive të qeverisura me ligj ka humbur besueshmërinë.

Pëfundimet e duhura kur bëhet fjalë për çështjen hungareze dhe polake është përfundimisht më e rëndësishme se Brexit.

Kur Clement Beaune, ministri i Evropës i Francës, u intervistua në kanalin televiziv Arte javën e kaluar, gjysma e parë e intervistës kishte të bënte me Hungarinë dhe Poloninë; Brexit ishte vetëm numri dy.

Por Beaune e bëri të qartë se ai pa një lidhje midis dy subjekteve. Në të dy rastet, BE ka nevojë për një marrëveshje – por jo me koston e sakrifikimit të interesave të saj themelorë.

Sa i përket Polonisë dhe Hungarisë, shqetësimet thelbësore të BE-së janë ligjet polake dhe hungareze që dëmtojnë pavarësinë e gjyqësorit – mos imponimi i një “ideologjie LGBTQ”, siç pretendon qeveria në Varshavë. Gjykatat e pavarura janë të vështira për autoritarët.

Por ato padyshim që janë në interes të polakëve të zakonshëm dhe hungarezëve, pasi ato përfaqësojnë garancinë më të mirë kundër korrupsionit dhe sundimit arbitrar.

Polakët dhe hungarezët gjithashtu vazhdojnë të përfitojnë masivisht nga anëtarësimi në BE, si nga aspekti i financimit ashtu edhe nga liria për të jetuar dhe punuar në të gjithë rajonin.

Rezultatet e padëshiruara në mes të pandemisë së koronavirusit, do ta çonte BE-në në fillimin më të keq të mundshëm të vitit 2021.

Por pasojat e dy marrëveshjeve të këqija do të zgjasnin me dekada.

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ konica.al