MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë simptomash tregojnë që kemi parazitë në trup?

10.12.2020 - 11:32

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë simptomash tregojnë që kemi parazitë në trup?

Mjeku: Sipas statistikave të nxjerra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, infeksionet parazitare mund të gjenden në 3.5 miljardë njerëz. Ja disa nga shenjat që tregojnë se mund të jeni prekur nga infeksionet parazitare në trup:

Probleme të lëkurës: përfshirë këtu ekzemën, lëkurë të thatë, skuqje të lëkurës, plagë, dhe kruarje të shpeshtë të saj.

-Probleme me gjumin: të tilla si gjumë i trazuar, velenosje, pagjumësi etj.

-Sindroma e zorrës nervoze: kjo është një nga shenjat më të zakonshme të parazitëve në trup. Parazitët e zorrëve ngjithen në muret e zorrëve dhe shkaktojnë inflamacion të zonës përrreth.

-Lodhje, nervozizëm, gjendje të fikti ose ndjenja të shpeshta apatie.

-Dhimbje të kërthizës, të zemrës dhe dhimbje të muskujve, gjymtyrëve, mpirje të dhuarve dhe/ose këmbëve.

-Mungesë hekuri dhe për pasojë probleme me aneminë.

-Probleme riprodhuese: si kiste, probleme me prostatën, probleme menstruale, infeksione të traktit urinar etj.

-Probleme me oreksin dhe peshën: në disa raste mund të shtoni në peshë shpejt, ose në raste të tjera mund të mos shtoni në peshë. Simptoma të tjera lidhen dhe me urinë e pakontrollueshme apo me humbjen e theksuar të oreksit.

Në rast se vini re 2 ose më shumë nga simptomat e mësipërme në trupin tuaj, atëherë duhet të konsultoheni me një mjek. Gjithashtu duhet të shmangni konsumimin e ushqimeve me shumë sheqer dhe duhet të konsumoni fibra, shegë, ananas, xhenxhefil, fara kungulli, manaferra etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.