MENU
klinika

"Virusi, 70 % më ngjitës pas mutacionit"

Endri Fuga flet për vaksinën: Vendet e fuqishme mund të blejnë të…

21.12.2020 - 10:39

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, ka reaguar në llogarinë e tij personale në “Twitter” lidhur me mutacionin e ri të Covid-19, duke parashtruar idenë për vaksinim universal.

“Shpresojmë që mutacioni i ri nuk do ta bëjë COVID-19 rezistent ndaj vaksinës ekzistuese. Por është një kujtesë kundër egoizmit kombëtar. Vendet e fuqishme mund të blejnë të gjithë dozat e vaksinës pa lënë asgjë për pjesën tjetër, por një mutacion i vogël mund ta bëjë të gjithë përpjekjen të padobishme. Vaksinimi universal është një domosdoshmëri,”- shkruan Fuga në një postim në Twitter.

Kujtojmë që shumë vende të BE-së vendosën paraprakisht ndalimin e fluturimeve nga Londra për 72 orët e ardhshme, pasi një mutacion i ri koronavirusit që është 70 për qind më ngjitës është përhapur në Britaninë e Madhe. Nuk ka ende asnjë masë kufizuese në fluturimet Tiranë-Londër.

Ndërkaq në orët në vijim pritet një qëndrim i përbashkët i BE-së në lidhje me fluturimet nga vendet e bllokut në drejtim të Britanisë së Madhe dhe anasjelltas.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!