MENU
klinika

Analiza e shefit të Kardiokirurgjisë, Prof.Edvin Prifti

“Inteligjenca virale” dhe të pathënat e vaksinave të Koronavirusit

08.12.2020 - 10:37

Nga Prof. Edvin PRIFTI

Jo me larg se pak dite me pare një entuziazëm dhe optimizëm u reflektua ne opinionin botërorë në lidhje me rezultatet paraprake te vaksinave ndaj koronavirusit te ri, Sarscov2. Sigurisht një zgjidhje e cila na vjen nga shume burime do të ishte e mirëpritur nga të gjithë.

Rusia ka lajmëruar vaksinimin ne mase me vaksinën e saj. Po ashtu Britania e Madhe, çuditërisht nuk aprovoi vaksinat e saj, por lejoi aplikimin e një vaksine amerikane te prodhuar nga Pfizer?! Organizata Botërore e Shëndetësisë është futur ne një ndërmarrje të ethshme për prokurimin e vaksinave. Sikur i gjithë ky impenjim te ishte shfaqur qe ne fund te 2019, duke izoluar Kinën, mbase do te ishte e shmangur e tera kjo?!

Kjo pandemi e cila tashme po njeh shtrirjen e saj globale me me shume se gjysme milioni infektimesh ne dite dhe mbi 10,000 vdekje ditore, evidentoi pafuqinë e shume sistemeve shëndetësore, madje dhe nga me te fuqishmet ne bote, dhe me konkretisht i gjunjëzoi ato. Shumica e vendeve e pane te udhës qe shoqëritë e tyre te futeshin ne një mbyllje te dyte, një karantinim i popullatës se shëndoshe, me pak fjale masa ekstreme te cilat evidentojnë ne mënyre indirekte qe asnje kure nuk eshte efikase ndaj trajtimit te Covid19.

Pas disa rezultateve paraprake te vaksinës ruse, disa kompani amerikane evidentuan rezultate shume premtuese te vaksinave te tyre. Pa dyshim qe ky entuziazem per momentin bazohet vetem ne te dhenat e kompanive multinacionale dhe nuk kemi akoma raportime shkencore autonome te cilat do te cojne ne aprovimin perfundimtar.

Ky entuziazem dhe optimizem duhet te jete i permbajtur dhe nuk na lejohet te kthehet ne nje anekdote patetike te sigurise absurde dhe te genjeshtert, pasi kjo do te kishte efekte shume te medha negative. Te mos harrojme qe ne fillimet e kesaj pandemie degjuam, mjeke, drejtues, politikane te niveleve me te larta, brenda dhe jashte vendit qe deklaronin me force qe Covid19 eshte nje grip i zakonshem.

Kjo ndodhi edhe ne komitete shkencore, ku edhe permbajtja e shprehjeve te tilla perben edhe rrezikun me te madh pasi situata nuk merret seriozisht. Pikerisht evente te tilla duhet patjeter qe te parandalohen! Nderkohe, ne shume pak emisione informative, opinioni publik informohet mbi te verteten unikale te vaksinave te reja ndaj Sarscov2, te cilat jane thjesht neovaksina te paprovuara me pare te cilat kane ne baze te tyre terapine dhe inxhinierine gjenetike.

Pikërisht terminologjia “vaksine” është përtej kufijve te teknologjisë se terapisë gjenike, por pa dyshim qe është me e pranueshme per opinionin publik. Detyra e profesionisteve, eshte qe padyshim te japin shpresa ne lidhje me keto teknologji, por nderkohe te japin edhe te verteten dhe rezervat e tyre. Ne thelb, ne ndryshim me te gjithë ata qe e inkuadrojne veten e tyre si “anti-vaxxers”, dhe jane kunder aplikimit te vaksinave, une personalisht mendoj qe shume vaksina kane ndryshuar te ardhmen e njerezimit nder breza dhe kane shpetuar miliarda njerez.

Perpara se te shpjegojme se cfare eshte kjo terapi e re qe presupozohet se do te jene vaksinat kunder koronavirusit me lejoni te bej nje hyrje te shkurter mbi efektet gjenetike te koronavirusit mbi organizmin njerezor.

A.30 kilobaza te Sarscov2 shkaterrimtare per njeriun e sotem!

30 Kilobaza eshte sasia e materialit gjenetik te Sars-cov2, nje genome e madhe per nje virus por thuajse e paperfillshme per milionat e kilobazave te hartes gjenetike te njeriut. Perseri jane 30 kilobaza te cilat po percaktojne nje shkaterrim te paprecedent. Pak me shume se nje vit nga identifikimi i te semureve te pare te infektuar me Sarscov2 ne bote, dhe mbi 1.5 milion njerez tashme kane vdekur nga Covid19. Konseguencat individuale, psikologjike, ekonomike dhe sociale te kesaj ngjarjeje jane te paprecedenta ne historine moderne te njerezimit.

Si eshte e mundur qe 30 kilobaza nukleotidesh, nje memorie gjenetike kaq e vogel te mund te shkaktonte kete? Shkenca eshte mese e qarte: nje virus me nje mortalitet mesatar, me nje gjysem jete te gjate, me aftesine per tu shperhapur nepermjet asimptomatikeve, jane arsyet kryesore te ketij cunami shendetesor.

Ne mars te ketij viti, ne nje artikull te titulluar “Te pathenat e koronavirusit dhe inteligjenca virale” une do te shprehesha se materiali gjenetik i njeriut eshte nje nderthurje magjike e gjenezes se specieve, ku edhe viruset luajne nje rol me afersisht 8-10% te ADN njerezore, duke kontribuar shume me teper ne materialin tone gjenetik sesa vete Neanderteli nga i cili kemi vetem 7-8% te materialit tone gjenetik.

Ne ate artikull shpjegohej edhe menyra se si viruset bashkeveprojne dhe bashkerendojne materialin e tyre gjenetik me ate njerezor, dhe termi “inteligjence virale” perkunder opinionit te mediokritetit nuk ka te beje me ndergjegjen dhe koshiencen por me rregullat dhe postulatet qe shkenca eshte e perbere. Pertej influences gjenetike qe japin nje mori virusesh nder breza te ekzistences se njeriut, ajo qe na intereson me shume eshte koronavirusi.

Shume pak dihej per te deri tashme, ose me mire, shume pak ishte evidentuar ndaj komunitetit shkencor dhe atij publik. Por koronaviruset kane qene aty prej mijera vjetesh. Nje kolegu im akademik do na informonte pak dite me pare mbi rezultatet paraprake te nje studimi te jashtezakonshem me gjenetiken evolutive, e cila tregonte qe mese 25000 vjettë me pare, afersisht 870-900 breza njerezore, nje epidemi e nje koronavirusi te lashte kishte goditur njerëzimin dhe pikërisht Azine e Larget. Studimi i ndermarre nga prof. Yassine Souilmi i Universitetit te Adelaides, Australi dhe Prof. David Enard i Universitetit te Arizones ne SHBA, evidentonte qe kjo pandemi kishte prekur kryesisht popullatat e Azise se Larget, duke shkaktuar modifikimin dhe alterimin e mese 42 gjeneve njerezore, te cilet ishin pergjegjes kryesisht per prodhimin e proteinave bashkevepruese me viruset VIP (Virus Interacting Proteins).

Pikerisht ky modifikim gjenetik i ketij grup genesh, i ben keto popullata edhe me te mbrojtura ndaj Covid19 aktual. Autoret shkojne edhe me tej duke sugjeruar qe pikerisht keto modifikime gjenetike te ndodhura, mund te sherbejne si nje platforme terapeutike ndaj trajtimit te kesaj pandemie.

Pikerisht keta shkencetare, te cilet jane pjese e grupit studimor “1000 Genomes 79 Project Consortium, 2015” arriten te evidentojne keto alterime gjenetike. Prof. Ellinghaus do te evidentonte ne studimin e tij te publikuar ne New England Journal of Medicine qe disa gene ne popullaten e sotme europiane e bejne kete popullate shume me te ndjeshme ndaj nje infektimi te rende nga Sarscov2. Pikerisht keto studime treguan dhe evidentuan qe koronaviruset jane shume te lashte ne kete planet, kane goditur edhe me pare njerezimin, si edhe pse viruse me ARN, qe ne pamje te pare nuk introdukton material gjenetik permanent, keto viruse jane te afta te shkaktojne alterime gjenetike mesa duket te trashegueshme.

1. (Vaccinum et virum, ut esset haec solutio?), – A është vaksina zgjidhja për këtë virus?

Ne keto kushte shkenca boterore filloi te shikonte mundesite e trajtimit te Covid19. Qe ne fillim komuniteti shkencor u ndodh perballe nje problemi shume te madh ne lidhje me mundesine e trajtimit. Sarscov2 ishte nje virus i cili problemin nuk ia sillte njeriut ne momentin e infektimit, por ne procesin e njohjes se tij si organizem i huaj nga organizmi njerezor, dhe semundja, pikerisht Covid19 ishte menyra tempestive qe ne disa raste organizmi njerezor reagonte ndaj ketij procesi te njohjes se te huajes. Eshte nje proces i ngjashem me ate qe organizmi njerezor, sillet ndaj transplantimit te organeve, duke filluar nje proces te flakjes ne momentin pas transplantit.

E pra, kjo nderthurje, nuk linte asnje mundesi botes shkencore qe te aplikonte teknikat klasike te vaksinimit te cilat perbehen nga mikrorganizma te inaktivizuar, te gjalle por te dobesuar, subunitete te mikrorganizmit ose platforma peptidesh te ndryshme me prejardhje nga vete mikrorganizmi. Pikerisht keto teknika kane te bejne me disa menyra dhe procese, qe shkenca ka krijuar per te nxitur imunitetin mbi nje infeksion te caktuar, porse te gjitha keto vaksina klasike kane te bejne me ekspozimin e organizmit te njeriut ndaj infeksionit ne menyre qe te krijohet ky imunitet. Cdo njera prej ketyre teknikave klasike te vaksinimit, do te perfundonte me nje proces njohes te mikroorganizmit, dhe mund te conte ne Covid19 ne nje perqindje te rasteve. Vetem nje prej vaksinave qe po zhvillohen dhe pikerisht Bharat Biotech indiane, perdor pjeseza “te vdekura” te Sarscov2.

Ne keto kushte komuniteti shkencor, qe ne fillim te epidemise (pra kur nuk ishte akoma pandemi), filluan projektet e tyre per trajtimin e Covid19 ne platformat e terapise dhe inxhinierise gjenetike. Menyra se si disa dhjetra kompani kishin zhvilluar keto platforma dhe implementimi i tyre i menjehershem eshte nje ceshtje qe do ti takoje historise se shkences per ta studjuar, por ne konkluzion, terapia gjenetike e cila ishte termi qe perdorej deri para pak vitesh, u transformua ne terminologjine e re, si vaksina ndaj Covid19.

Procesi i terminologjise eshte shume i rendesishem, por ne pak fjale, mendoj qe perdorimi i termit vaksine, do te sillte me shume siguri ne publik, dhe do ti kujtonte njerezimit historine e tij te sukseshme te vaksinave ne 200 vitet e fundit qe nga koha e Lui Pasterit te madh. E verteta eshte qe te gjitha vaksinat aktuale ndaj Covid19 jane terapi gjenike, ose metodika te inxhinierise gjenetike te cilat do te aplikohen ne shkalle te gjere mbi gjithe njerezimin. Pa dyshim qe efikasiteti ndaj koronavirusit eshte dhe mund te jete real, por po ashtu i duhet thene njerezimit, qe nje proces i tille eshte hera e pare qe do te ndodhe, dhe qe deri me sot nuk eshte aplikuar ose me mire nuk ka marre aprovimin per tu aplikuar tek njeriu.

Stefan Kristgau, bashke themelues i EiR Ventures, i cili i referohej kompanive si Moderna, BioNTech dhe CGT Catapult do te shprehej ne fillimin e pandemise: “Pandemia e Covid-19 ka detyruar shume kompani te evidentojne programet e tyre potenciale per trajtimin e kesaj semundje. Terapia gjenike nuk perjashtohet dhe disa programe vaksinash perdorin pikerisht terapine gjenike.

Shume kompani te terapive gjenike mund te shikojne mundesine per tu futur ne evoluimin teknologjik per trajtimin e Covid19. Kur vjen fjala tek terapia e gjeneve sikurse per ato terapi qe perdoren ne luften ndaj kancerit ose semundjet e rralla gjenetike, atehere lind pyetja se pse keto terapi nuk i vihen ne dispozicion njerezimit per semundjet e kancerit, gje qe do te perfshinte nje numer te madh por gjithesesi te limituar njerezish dhe kryesisht te semure, por ne menyre te menjehershme vihen ne dispozicion te trajtimit te infeksionit me Sarscov2, gje qe do te perfshinte te gjithe popullaten boterore, kryesisht njerezit e shendetshem.

Prof. Luk Vandenberghe ne artikullin e tij “Covid-19: Gene transfer to the rescue?” publikuar ne qershor 2020 ne Human Gene Therapy do te shprehej “Transferimi gjenetik do te ishte nje modalitet emergjent per tiu pergjigjur sa me shpejt pandemise te Sarscov2. Vaksinat te cilat jane ne fazat e tyre paraklinike dhe klinike aplikojne teknologjite e transferimit gjenetik, teknologji te cilat duhet patjeter qe te kalojne fazat e tyre te aprovimit per te parandaluar efekte afatgjata te modulimit dhe modifikimit gjenetik te popullates. Ne rast se procesi i transferimit gjenetik qe keto vaksina permbajne do te shoqerohej me modifikime gjenetike te njeriut, atehere do te ishte nje problem per te ardhmen e njerezimit.”

C.Të gjitha vaksinat për të cilat flitet janë të bazuara në terapinë gjenike.

Ekzistojne tre klasa te “vaksinave” te bazuara ne terapine gjenike: janë ato me ADN, ARN dhe me vektore virale. Qellimi i ketij procesi gjenetik eshte te detyroje organizmin e njeriut te prodhoje proteinen spike “S” te Sarscov2 duke shpresuar që organizmi i njeriut te prodhojë imunitetin perkates ne momentin qe e njeh kete proteine si te huaj.

Vaksinat e terapise gjenike me ADN, psh vaksina ruse Sputnik V, ajo kineze CanSino, Inovio, apo edhe ajo e Universitetit te Oksfordit, AstraZeneca, ajo indiania Zydos Cadila, Johnson& Johnson apo Brilife e Izraelit perdorin nje virus tjeter te klases se adenoviruseve, sikurse eshte adenovirusi 5 dhe 26. Materiali gjenetik pergjegjes per prodhimin e proteines spike “S” tek Sarscov2 qe ne gjendje natyrale eshte ne formen e ARN, transformohet ne ADN, dhe i atashohet ADN te adenovirusit i cili me pas injektohet ne oranizmin e njeriut.

Ky material gjenetik, inkorporohet tashme ne ADN humane, dhe ajo pjeseze e ADN se Sarscov2 transformohet ne ARN e cila me pas prodhon proteinen “S”. Ky grup vaksinash perdor terapine gjenetike inkorporuese pasi ADN si e adenovirusit dhe ajo e Sarscov2 mbeten ne organizmin njerezor, me pak fjale i atashohet materialit gjenetik njerezor.

Keto procedura edhe pse te rutines ne fushat e tjera perdoren vetem per raste terminale te semundjeve dhe asnjehere tek te shendoshet deri me sot. Psh, ne kardiokirurgji, qe perpara 15 viteve, aplikohet nje terapi gjenike shume e ngjashme per te rivitalizuar dhe prodhuar ene te reja gjaku ne zonat e infaktuara duke injektuar ne to adenovirus121 ne te cilin eshte inkorporuar edhe VEGF, nje hormon njerezor i cili nxit procesin e prodhimit te qelizave te eneve te reja te gjakut.

Ne grupin e dyte te vaksinave gjenike ne te cilin futen ato te Modernes, Pfizer, Fosun, Biontech etj, jane vaksina gjenike te cilat perdorin ARN mesazhere, ate pjese te materialit gjenetik te Sarscov2 e cila prodhon proteinen spike “S”. Kjo mARN inkorporohet ne nje nanoparticele lipidike e cila ka formen e nje virusi te ri te sintetizuar qe i garanton qendrueshmerine molekules se mARN dhe injektohet ne organizmin njerezor. Pasi futet ne qelizen njerezore mARN virale prodhon proteinen spike “S” ndaj te ciles presupozohet qe do te prodhohet imuniteti perkates.

Nje nentip i kesaj vaksine dhe pikerisht ajo qe eshte prodhuar nga Imperial College of London, ka nje modifikim te rendesishem, pasi ka ne perberjen e vet mARN te amplifikuar, qe me pak fjale, ka ne mARN e vet, makinerine e replikimit te nje virusi tjeter te klases se alfaviruseve, dhe ky material genetik i shtuar nga keto viruse te tjera, do te bente te mundur qe mARN e Sarscov2 te replikohej brenda organizmit te njeriut ne menyre te perseritur dhe ne perfundim do te rriste perqendrimin e proteines spike “S” te Sarscov2 ndaj te cilit duhet te krijohet imuniteti.

Pra ne konkluzion e verteta qendron ne disa fakte te thjeshta qe duhen mbajtur mend:

Vaksinat janë terapi gjenike te mirefillta
Per here te pare do te aplikohen tek njeriu si vaksina.
Perdorin material gjenetik viral, futur ketu edhe te viruseve te tjere te modifikuar ose sintetizuar.
Detyrojne organizmin e njeriut te prodhoje ai vete nje proteine e cila nuk i perket species sone.
Te gjitha keto mund te jene aspak te rendesishme kundrejt perfitimit qe mund te kete njerezimi duke ndalur pandemine. Askushi ne komunitetin shkencor nuk ka dhene asnje garanci deri tashme per efektet afat gjata qe keto vaksina, ashtu sikurse edhe vete Sarscov2 mund te jape mbi organizmin.

D.Cilat mund te jene problemet shoqeruese te ketyre vaksinave te terapise gjenike?

1.Ne ndryshim nga vaksinat tradicionale te cilat e ofrojne nga jashte proteinen e virusit per te cilin duhet te krijohet imuniteti, vaksinat e reja me terapine gjenike, fusin ne organizmin e njeriut materialin gjenetik i cili e detyron qelizen e njeriut tashme qe te prodhoje proteinen spike “S” te koronavirusit, pra organizmi i njeriut do te detyrohet per te prodhuar nje proteine te nje specie tjeter shume me inferiore ne klasifikimin Darvinian, qe ne kete rast eshte Sarscov2. Prodhimi nga vete organizmi njerezor i nje proteine te huaj mund te mbarte crregullime te mundshme! Vete njeriu kthehet ne nje makineri biologjike te prodhimit dhe replikimit te nje proteine te huaj qe i perket nje specie tjeter biologjike.

2.Grupi i vaksinave me ADN, do te mundesonte qe brenda kodit gjenetik njerezor te shtohej ne menyre permanente nje material gjenetik suplementar. Cili mund te ishte efekti i kesaj ne distance? Kjo eshte e panjohur. Adenoviruset konsiderohen si te pademshme, por kjo kur eshte aplikuar ne te semure te vecante kryesisht terminale dhe me semundje te renda, ose semundje genetike te renda dhe te rralla, por kurre ne mase dhe tek individet e shendoshe.

3. Vaksinat me ADN, pervec adenovirusit 26, perdorin ne injektimin e dyte adenovirusin 5, i cili eshte perdorur ne menyre eksperimentale ne prodhimin e nje vaksine te mundshme kunder HIV, dhe rezultatet kane qene shume te keqija, duke shtuar infektueshmerine dhe vdekjen ne keta paciente. Adenovirusi 5, ka nje aftesi me te madhe te inkorporimit te ADN se tij dhe ate te mbartur tek qeliza njerezore, per kete dhe eshte menduar perdorimi i tij ne rastin e vaksinave kunder Sarscov2.

4.Vaksinat qe do perdoren pertej faktit qe jane terapi gjenike e mirefillte, kane formen e neoviruseve. Vaksinat e propozuara me ARN, jane neoviruse sintetike nderkohe ato me ADN jane adenoviruse te modifikuar.

5.Grupi i vaksinave me mARN. Kjo eshte nje molekule thellesisht e paqendrueshme, vecanerisht kur ajo do te mundet te vete replikohet brenda organizmit te njeriut. Nje ndryshim sado i vogel i saj apo mutacion, do te prodhonte nje protein te ndryshme nga proteina spike “S” e cila mund te shoqerohet ose jo me pasoja per individin. Mos harrojme qe onkoproteinat prodhohen pikerisht ne baze te ketij mekanizmi nga onkoviruset.

6.Si cdo terapi gjenetike, ekziston substrati qe te modifikohet kodi gjenetik ne shkalle dhe nivele te ndryshme. Kur kjo projektohet per te gjithe njerezimin dhe jo ne substrate te kufizuara, atehere mbarevajtja e ketij procesi duhet te marre garanci shume here me te madhe.

7.Hapja e platformave te ketyre terapive gjenike qe ne muajin shkurt, kur akoma studimet mbi genomen virale nuk kishin perfunduar, te shtyn te mendosh ne nje proces ose te paramenduar, ose te pershpejtuar.

8. Kur terapia gjenike eshte aplikuar ne viruse te tjera sikurse Zika, ose virusi sinsicial respirator, cuditerisht dhe ne menyre te pashpjegueshme deri me sot, jane shoqeruar me perkeqesimin e klinikes. Pikerisht kjo eshte arsyeja qe keto platforma edhe pse u provuan me pare ne viruse te tjere jane abandonuar, ose procesi i aprovimit te tyre ka ngecur ne shkallet perkatese. Ne nje analize te ketij procesi, eshte menduar qe terapia gjenike prodhon antitrupa njohes por jo neutralizues, gjithesesi kjo mbetet nje hipoteze e pa vertetuar akoma.

9. Ne faqen zyrtare te FDA, Federal Drug Admininistration, organizmi i cili do te bente aprovimin e cdo lloj medikamenti ne ShBA, ne listen e grup medikamenteve dhe trajtimeve per Covid19 jane antiviralet sikurse remdesiviri, imunomodulatoret sikurse tocilizumabi, antikorpet monoklonale sikurse regeneroni, terapia qelizore, sikurse qelizat staminale mezenkimale si dhe terapia gjenike ku futen vaksinat e mesiperme.

10. Kompani te involvuara ne kete proces, kane nje histori dhe nje portofol shkencor aspak te konsiderueshem, sikurse Moderna nje kompani e themeluar ne vitin 2010 e cila deri me sot ne aktivitetin e saj prodhues nuk ka asnje produkt te licensuar, ose Biontech nje kompani shume e vogel ne Gjermani. Sigurisht qe keto nuk jane te dhena per te neglizhuar por as edhe per tu fokusuar shume, pasi zbulimi shkencor fshihet edhe nen nje vezhgim te thjeshte sikurse molla e Njutonit, edhe pse kohet e sotme kane nevoje per teknologji, laboratore te fuqishem, vecanerisht ne kete fushe.

11. Futja e teknologjise se nanoparticelave eshte nje gjetje e jashtezakonshme, por mbulesa lipidike e krijuar, e domosdoshme per te ruajtur mARN e vaksinave, mund te shoqerohet me reaksione anafilaktike te rendesishme, per me teper edhe me nxitje imunitare shtese. Nanoteknologjia ne mjeksi e njeh kete si proces, por njekohesisht mbulesat e kesaj forme jane problematike. Nanoparticelat ne formen e LPN sikurse pershkruhen kane ne perberjen e tyre nje substance qe quhet PEG ose polietilen glikol, nje substance e cila garanton mbulimin hermetik te mARN ne brendine e saj, por qe nderkohe eshte i shoqeruar me nje hipersensibilitet te shtuar.

12.Procesi i terapise gjenike te ofruar, nuk eliminon faktin qe problemin ky infeksion nuk e ka nga infektimi por nga procesi i njohjes. Pra te jete e qarte per te gjithe qe Sarscov2 infekton organizmin, replikohet ne te, dhe largohet prej tij. Gjate ketij procesi qe mund te zgjase nga disa dite deri ne dy jave, organizmi fillon te njihet me kete “invader”, dhe fillon “te pershtatet” dhe kjo eshte faza e adaptimit imunitar.

Ne nje pjese te rasteve pershtatja nuk eshte e duhura dhe ketu nis semundja qe eshte Covid19 dhe kur kjo mospershtatje eshte jo e mire, fillon ne organizmin e njeriut furtuna e citokinave dhe bradikininave, qe con ne te gjitha konseguencat qe tashme jane te qarta per te gjithe publikun. Pikerisht ky mekanizem i semundjes, eshte edhe shpjegimi se pse shumica e pacienteve me Covid19 mund te rezultojne me tampon negative per Sarscov2, pasi kane kaluar me shume se dy jave nga infektimi, kur fillon te shfaqet semundja e cila nuk ka te beje me infeksionin, por ka te beje me reaksionin e organizmit te njeriut ndaj infeksionit. Pikerisht keto vaksina, ndikojne ne procesin e infeksionit dhe aspak te reaksionit. Shpresa mbetet ne faktin, qe duke e luftuar virusin qe ne hyrjen e tij, atehere edhe procesi i reaksionit do te ishte me mire i kontrolluar.

13. Mos aprovimi i terapive gjenike per trajtimin e infeksioneve virale ka patur nje arsye deri me sot. Elementi i papranueshem, do te qendronte ne faktin, se si ka mundesi qe keto terapi kane treguar efikasitetin e tyre per te trajtuar semundjet tumorale duke i sheruar plotesisht ato, dhe lejohen vetem ne raste te caktuara tek keta paciente, dhe nderkohe procesi eshte kaq i lehte dhe i pakontrolluar per tu aplikuar ne shkalle kaq te gjere ne individet e shendoshe sikurse presupozohet nga nje proces vaksinimi.

14. Sigurisht perdorimi i termit vaksine, eshte nje gjetje e natyrshme per tu kuptuar nga popullata, por kjo nuk ndryshon aspakt thelbin e terapise gjenike te cilen perfshin.

15. Raportimet e suksesit te padiskutueshem te te gjitha vaksinave qe po testohen, bazohen vetem ne te dhenat e vete kompanive dhe nuk ka asnje te dhene shkencore nga institucione shendetesore te pavarura te cilat do te mund te benin nje vleresim pertej konfliktit te interesit dhe perfitimeve komerciale.

16. Mutacionet e virusit jane te shpeshta dhe te shumta. Proteina spike “S” vleresohet te kete patur mese 23 mutacione parardhese. E fundit ndodhi ne nje lloj kunadhe e cila kultivohej ne Danimarke. Ky mutacion i quajtur ndryshe edhe “Cluster 5” i cili konsistonte ne disa modifikime te proteines spike “S” u konsiderua i nje rrezikshmerie te madhe, pasi kishte pak ndjeshmeri ndaj antitrupave te krijuar, dhe per kete u sakrifikuan miliona kafshe. Nuk kemi nje te dhene specifike qe vaksinat ndaj nje versioni te virusit mund te funksionojne edhe ndaj mutacioneve te tij, pra nese antitrupat jane universal apo jo?!

17. Edhe pse presupozohet qe vaksinat e prodhuara do te ulin semundshmerine nga Covid19 dhe format e renda, akoma nuk ka asnje garanci nese keto vaksina bejne te mundur eliminimin total te virusit duke bere te mundur qe individi i infektuar te mos infektoje te tjeret?

18. A jane antitrupat e prodhuar ndaj Sarscov2 shpetimi ndaj ketij infeksioni? Nese do ishte vertet keshtu, a nuk do te ishin te mjaftueshem antitrupat monoklonale te tipit Regeneron ose vete plazma hiperimune e pacienteve te cilet e kane kaluar infeksionin. Sigurisht qe po! E verteta eshte qe mbrojtja ndaj Sarscov2, qendron pikerisht ne efektivitetin e procesit njohes ndaj virusit, dhe pikerisht ne ate grup genesh te genomes njerezore te cilet percaktojne interaktivitetin midis njeriut dhe viruseve pikerisht 42 gjenet e VIP te cilat rezultojne te modifikuara ne popullatat e Azise se Larget.

Pra a mund te jete transferimi gjenetik apo terapia e gjeneve nje shpetim ndaj Covid19? Mundet. Te gjitha cfare parashtruam nuk kane te bejne aspak me nje anatemim te procesit te prodhimit te vaksinave te reja, perkundrazi, duke e njohur ne thelbin e vet, inxhinieria gjenetike qe eshte shkenca qe perfshin edhe trasferimin gjenetik apo terapine gjenike, mund te jete shume efikase ne trajtimin e Covid19. Kjo nuk do te thote qe te mos e shohim realitetin ashtu sic duhet, duke thene vetem te verteten.

1. Scientiae et Veritatis, shkenca dhe e verteta!

Tashme terapi te reja po afirmohen sikurse molnupiraviri ne SHBA. Pervoja per trajtimin e Covid19 eshte rritur ne cdo aspekt. Te dhenat epidemiologjike po behen gjithmone dhe me te vlefshme per kerkuesit shkencor. Mjafton te permend qe ne Shqiperi, kemi mundesuar intervenimin ne zemer te mese 30 pacienteve te urgjences pozitive me Sarscov2, ku kater prej tyre kishin nevoje per ventilim mekanik per shkak te Covid19, dhe aktualisht mbijetuan te gjithe, dhe kjo ishte e mundur ne paciente te cilet kane nje imunitet shume te ulur per shkak te perdorimit te aparateve artificiale qe zevendesojne punen e zemres dhe te mushkerive.

Po kjo nuk na cudit kur shikojme qe paciente te tjere me imunitet te ulet sikurse pacientet ne kemioterapi, pacientet HIV pozitive ose AIDS, femijet e vegjel, arrijne ta perballojne Covid19 me mire se individet normale. Situatat klinike kane te bejne me nje evoluim te dijes dhe impenjimit te stafeve. Kjo pandemi do vere piketat e parimeve te reja te trajtimeve dhe mjeksise ne pergjithesi. Ne kete kontekst, edhe terapia gjenike e propozuar per vaksinat mund te shihet si nje risi absolutisht me shume perfitime.

Pa dyshim qe te gjithe do te uronim qe keto terapi te ishin edhe fillimi i fundit te kesaj pandemie, por kjo duhet te kete te garantuar dhe aspektin tjeter, qe ndikimi i tyre mbi kodin tone gjenetik duhet te jete i paperfillshem. Nuk mund te marrim cdo lloj vaksine te pa testuar dhe pa garancite perkatese per te ardhmen.

Kur jepen keto informacione, qendrimi i pare i lexuesit mund te jete negativizues, por nuk eshte dhe nuk duhet te jete aspak keshtu. Shkenca, eshte nje fushe ku pengohesh shume dhe celesi i suksesit eshte qe sa here te deshtosh aq here te ringrihesh. Une jam shume besimplote tek kjo terapi e re, sigurisht duke dhene pergjigjet ndaj pyetjeve dhe ceshtjeve te ngritura. Cdo ecje symbyllur mund te conte ne problematika polimorfe te ekzistences se homo sapiens ne kete planet, per te mos thene ne transformimin gjenetik te tij. Mendjelehtesia e programuar dhe veprimet e nxituara do te ishin akoma dhe me te tmerrshme se vete pandemia. Sigurisht qe keto terapi te reja duhet te kene gjithe mbeshtetjen e komunitetit shkencor, i cili duhet te jete garanti absolut per efektivitetin e tyre dhe per mungesen e ndikimeve negative qe mund te kene mbi trupin e njeriut dhe per brezat e ardhshem. Ne keto momente te gjitha autoritetet shkencore dhe administrative por sidomos FDA (Federal Drug Administration) ne SHBA dhe EMA (European Medicine Agency) ne Bashkimin Europian, do te kene edhe pergjegjesine me te madhe ne marrjen e vendimeve te tyre.

1. Ratio perfecta et conclusionem– perfundimi i idese

Dhe ne konkluzion, kjo pandemi, e cila tashme ka hyre thelle ne familjet dhe shtepite tona, duke na penalizuar me marrjen e jeteve te shtrenjta, ndonjehere edhe te te njohurve apo familjareve, detyrimisht do te prodhoje njeriun e ri qe virtualiteti ka nevoje, njeriun pa fytyre, me maske, individualist dhe asocial, i menduar pa patur nevoje per mendimet e komunitetit dhe te tjereve, njeriun e vebinareve dhe jo te bibliotekave, njeriun e zoomeve dhe jo te auditoreve, njeriun i cili po projektohet per tu perballur me te ardhmen e nje vrime te zeze galaktike ku mesa duket do te vendoset edhe fati i ardhmerise se species sone, mbase ne ate origjine nga ku vete ajo erdhi dhe u formezua. Covid19, tashme ka mobilizuar te gjitha energjite e njerezimit si nje paralajmerim per Armagedonin e koheve moderne, dhe padyshim qe ai do tia dale edhe kete here, duke mbijetuar perseri dhe duke deshmuar perseri supermacine e tij mbi kete planet pasi asgje nuk eshte e pamundur per njerezimin (Nil mortalibus ardui est).

“INTELIGJENCA VIRALE” DHE TE PATHENAT E VAKSINAVE TE KORONAVIRUSIT”

Ekstrakt dhe përshtatje nga origjinali (THE CORONAVIRUSE “INTELLIGENCE” CAUSING GENETIC ALTERATIONS AND THE UNKNOWN OF ITS VACCINES)

*Shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë, Universiteti i Mjekësisë se Tiranës

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!