MENU
klinika

Si e argumenton FMN këtë vendim?

Kërkon rishikim të sistemit të taksave gjatë vitit 2021

06.12.2020 - 15:36

Bizneset në Shqipëri po përballen me një sistem taksash të paqartë dhe të padrejtë. Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerësimet e tij të fundit ka theksuar rëndësinë për rishikim të sistemit të taksave gjatë vitit të ardhshëm.

Në raport theksohet se pas kalimit të krizës së krijuar nga pandemia është e nevojshme një ndërhyrje tërësore në ligjet tatimore që shpesh herë krijojnë abuzime dhe dëmtojnë klimën e të bërit biznes.

FMN argumenton se sistemi i taksave të Shqipërisë është kompleks dhe i fragmentuar, dhe ndryshimet e shpeshta ad hoc kanë dëmtuar stabilitetin dhe transparencën e sistemit.

Nisur nga ky përfundim kërkohet të realizohet një ndërhyrje thelbësore për të krijuar një sistem tatimor më efikas e transparent i cili do të përmirësonte klimën e të bërit biznes si dhe do të zvogëlonte informalitetin i cili vlerësohet të jetë mbi 30%.

Pas përkeqësimit të nivelit të ardhurave por edhe të rritjes së borxhit publik FMN e cilëson me shumë rëndësi këtë nismë edhe në drejtim të uljes së nivelit të borxhit.

Sipas FMN, të ardhurat fiskale në vend gjatë periudhës janar-shtator kanë pësuar një ulje me rreth 10.6% si pasojë e tkurrjes ekonomike dhe për shkak të masave që u morën për shtyrjen e taksave.

Problemet e krijuara nga sistemi taksave janë ngritur nga bizneset edhe së fundmi ku një ndryshim i procedurave tatimore shkaktoi abuzime për shkak të keq intrepretimit nga administrata tatimore në lidhje me bllokimin e llogarive bankare të administratorëve dhe aksionerëve.

Ministria u detyrua që të tërhiqej nga ky vendim pas reagimit të bizneseve në vend por përfaqësues të bizneseve theksojnë në shume ligje ka paqartësi dhe shpesh herë abuzohet me interpretimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Adrian Civici/ Leku në raport me euron dhe dollarin

Çfarë po ndodh në tregjet monetare?