MENU
klinika

"Sfida ime më e madhe të bind publikun që…"

Kryeministri grek: Më 27 dhjetor mbërrijnë dozat e para të vaksinës anti-Covid

21.12.2020 - 13:18

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis deklaroi sot se Greqia ka në plan të marrë dozat e para të vaksinës anti-Covid-19 më 27 dhjetor, për të vazhduar me një shpërndarje mbarë kombëtare gjatë muajve në vijim.

Pas takimit me presidenten Katerina Sakellaropoulou, Mitsotakis tha se disa ministri  kanë bërë “një përpjekje të madhe, kolektive për të siguruar që programi mbarëkombëtar i imunizimit të funksionojë sa më shpejt, me efektivitet dhe siguri sa më të madhe që të jetë e mundur”.

Ai theksoi se sfida më e madhe e tij dhe kabinetit qeveritar do të jetë bindja e publikut se vaksina është e sigurt.

“Vaksina është aprovuar nga të gjithë autoritetet kompetente”, tha Mitsotakis. “Unë jam zotuar të marr vaksinën në ditën e parë që ajo do të bëhet e mundur në Greqi,” u shpreh ai.

Disa udhëheqës botërorë janë vaksinuar live në televizion, në një përpjekje për të rritur besimin e publikut në vaksinat Covid-19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!