MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse disa njerëz kanë shumë nishane në lëkurë?

22.12.2020 - 10:25

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Pyet mjekun: Pse disa njerëz kanë shumë nishane në lëkurë?

Mjeku: Është e vërtetë që disa persona kanë shumë nishane në trupin e tyre, e disa të tjerë kanë pak ose fare. Si çdo gjë tjetër, kjo i dedikohet gjeneve, domethënë është e trashëgueshme. Nga ana tjetër, gjithmonë ka dhe faktorë të tjerë që ndikojnë fort në shfaqjen e një tipari të trashëguar. Kështu ndodh dhe me nishanet: Personat që kanë shumë nishane (mbi 50) në lëkurën e tyre, përveç genit trashëgues, janë ekspozuar gjatë dhe pa kriter në diell, nuk kanë përdorur kremrat ose suplementet e nevojshëm mbrojtës. Ekspozimi në rrezet e diellit për periudha të gjata dhe në orare risku, ndikon në mitozën e melanociteve dhe shtimin e melaninës në lëkurë dhe për më tepër në nishanet ekzistuese.

Gjithashtu ndikon në formimin e nishaneve të rinj nëpër trung dhe zona të tjera të zbuluara.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN