MENU
klinika

Nga linja e interkonjeksionit me M. e Veriut dhe Kosovën tek HEC-i i Skavicës

Rama: Pas 7 vitesh mund të themi me plot gojën se…

24.12.2020 - 10:41

Kryeministri Edi Rama foli për energjinë në konferencën e kësaj të enjte, për transformimin rrënjësor që tha se po vazhdon dhe projektet në zhvillim.

Sistemi energjetik tha Rama ishte i “degraduar skajshmërisht” dhe pas 7 vitesh e dy muajsh, nënvizoi se “mund te themi me plot gojen qe kemi hyrë në një fazë krejtësisht të re, pasi kemi hapur rrugën e një transformimi rrënjësor që vazhdon”.

Shefi i qeverisë theksoi se vendi është në kushtet kur “për sa i përket rrjetit të energjisë flasim për arritje të jashtë zakonshme në aspektin e uljes së humbjeve dhe mbledhjes së detyrimeve që tanimë janë kthyer në një normë që nuk e diskuton më askush”.

Ndërsa lajmëroi se qeveria po punon për “zgjerim të tregut e bashkimit të tij me Italinë dhe Malin e Zi, duke pasur parasysh që brenda e jashtë vendit rrjetet e energjisë po zhvillohen gjithnjë e më shumë”.

Rama foli për projektet që janë në zhvillim, si kantieri për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni e Veriut. Ndërsa është vënë në punë linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.

“Besoj shumë se ky zhvillim kaq i rëndësishëm mes dy shteteve tona e projekti i linjës së interkonjeksionit Shqipëri – Maqedoni e Veriut janë pjesë e një tërësie ndryshimesh të mëdha që po ndodhin, përfshi dhe kushtet për themelimin e bursës shqiptare të energjisë, që nisi me ndryshimet ligjore të vitit 2018 dhe me nënshkrimin e aksionarëve për themelimin mes operatorëve shqiptarë e atyre të Kosovës të shpërndarjes, që do e fusë vendin në një etapë të re për sektorin e energjisë.

Dua të prek dhe zhvillimin e madh strategjik që tani është futur në rrugën e realizimit, në fazën e parë, nënkshrimin e marrëveshjes me qeverinë amerikane për Skavicën, që do krijojë mundësinë për mos cuar dëm më asnjë pikë ujë të destinuar për prodhim energjie e do e kthejë Shqipërinë në një fuqi eksportuese të energjisë. Si do na japë munsësinë të kursejmë në mënyrë të konsiderueshme e mundësinë të mbajmë rezerva e mos qenë të detyruar ti drejtohemi tregut në momente krizash nga thatësira.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Balluku: Do ndërtohet me fonde shqiptare

Hec i Skavicës/ 2 skenarët me kosto 308 dhe 510 milion euro

Nënshkruhet nesër marrëveshja e rëndësishme

SHBA merr përsipër financimin e Hidrocentralit të Skavicës


"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!