MENU
klinika

“Përulem ndaj çdo shqiptari...”

Kryeministri Rama mesazh shqiptarëve për fundvit

30.12.2020 - 19:07

Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët me rastin e Vitit të Ri. Përmes një videomesazhi kreu i qeverisë shqiptare teksa kujtoi sfidat e mëdha që po kalon vendi ynë, siç është tërmeti apo dhe pandemia, uroi shqiptarët për një të ardhme më të mirë.

Kryeministri i është drejtuar qytetarëve të këtij vendi, që me punën e tyre ushqejnë fëmijët, shqiptarë të thjeshtë që për të janë motiv që ai zgjohet çdo mëngjes dhe punon për një të ardhme më të mirë për vendin.

“Të gjithë mendojnë se bëjnë punë të vështirë. Edhe unë mendoj se kjo punë që bëj, është më e vështira. Unë punoj shumë. Problemet që duhen të zgjidhen shumë janë të panumërta. Lërë pastaj ‘bum’ tërmeti, bamp covid-i. Çfarë sfidash! Puna më e vështirë është e atyre që duhen të vrapojnë për të dhënë ndihmën e parë për njerëzit në rrezik jete, madje nën rrënojat e tërmetit. Puna më e vështirë është në duart e atyre që ndërtojnë shtëpitë dhe shkollat, në të nxehtë dhe në të ftohtë, ditën e natën, për t’i kthyer sa më parë në banesa. Puna më e vështirë është puna pa orar dhe pa të dielat pushim, e mjekëve dhe infermierëve që tashmë luftojnë kundër COVID-it. Puna më e vështirë është e një shqiptari të zakonshëm që jetojnë dhe punojnë duke mbajtur familjet e tyre edhe në këtë kohë kaq të jashtëzakonshme pandemie, apo rimëkëmbje. Puna më e vështirë është e prindërve për t’ju siguruar fëmijëve një të ardhme më të sigurt, një Shqipëri të fortë e të shëndetshme. Shembulli i tyre ma bën punë time më të lehtë. Ata janë arsyeja pse unë zgjohem çdo mëngjes me një dëshirë kaq të madhe, për të luftuar që të bëjë çdo të mirë për vendin tonë. Për njerëzit tanë, për një jetë më të mirë, për një të ardhme më të shndritshme. Të gjithë njerëzit që punojnë në Shqipëri dhe familjet e tyre, dua t’i falënderoj nga zemra për gjithçka që japin dhe t’ju uroj një vit të ri siç ua do zemra dhe siç e meritojnë të gjithë.”, tha Rama.

Mes të tjerash ai e ka postuar dhe një mbishkrim sipër videos ku shkruan; “#FALEMINDERIT🙏
Në mbyllje të këtij viti të jashtëzakonshëm në historinë e jetës sonë, përulem me #RESPEKT e #MIRËNJOHJE ndaj çdo shqiptari, që me rezistencën e me punën e tij i dha përpjekjes sonë karakterin e saj të fortë përballë sfidash kaq të mëdha, ndërsa mua vetë më dha me forcën e shembullit, energjinë e kurajon për t’u zgjuar çdo ditë me dëshirën e madhe që të jap gjithçka mundem, për Shqipërinë e për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi❤️🇦🇱”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“I papranueshëm diferencimi që BE i bëri Ballkanit”

Rama: Kemi rënë dakord me Pfizer për të nisur…


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!