Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Francës u tensionuan sërish këtë javë .
Presidenti francez Emmanuel Macron ka patur disa përplasje verbale me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në muajt e fundit ndërsa lidhjet diplomatike midis tyre vazhdojnë të mos kenë përparim.
Në thelb të armiqësive të përshkallëzuara janë një sërë çështjesh, përfshirë ato që Erdogan përcakton si Islamofobia Franceze, mosmarrëveshjet në Mesdheun Lindor dhe mbështetjen ushtarake në Libi.
Por të premten, acarimi arriti kulmin kur Erdogan i bëri thirrje francezëve të largojnë udhëheqësin e tyre në 2022 kur Macron pritet të kërkojë rizgjedhjen.
“Dëshira ime është që Franca të heqë qafe problemin Macron sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Erdogan.
Macron bëri thirrje për “respekt” gjatë një interviste me faqen e lajmeve Brut, duke thënë se Erdogan po kufizonte liritë e popullit turk.
Dr Ian Lesser, nënkryetar dhe drejtor ekzekutiv në Fondin Gjerman Marshall, tha se kjo nuk është asgjë e re pasi ai ka një “prirje të përdorë retorikën e tij si pjesë e politikës së tij të jashtme”.
“Tensionet midis Francës dhe Turqisë është pjesërisht i nxitur nga personaliteti,” tha Dr Lesser. “Në disa mënyra, Erdogan e merr këtë personalisht pasi ai është gjithnjë e më i zhgënjyer me Perëndimin dhe vendin e Turqisë në të dhe ai sheh Francën dhe udhëheqjen e saj si mishërimin e gjithçkaje që nuk i pëlqen në Evropë, kulturor, politik, gjeopolitikisht”.
Sulmi i fundit vjen përpara një samiti vendimtar të BE në 10 dhjetor në të cilin Franca pritet të shtojë presionin për sanksione kundër Turqisë për shkeljen e ujërave greke për të kërkuar gaz ose shkeljen e një embargoje të armëve të KB në Libi.
Disa kritikë i shohin sulmet verbale të Erdoganit kundër Macron dhe BE, si provokime të qëllimshme, një mënyrë për të ‘djegur’ imazhin e tij midis turqve nacionalistë që e shohin presidentin e tyre si një mbrojtës të vlerave islamike.
Erdogan ndezi tensionet me Macron kur ai u bë zëri i vetë-caktuar i botës islamike pas sulmeve terroriste kundër Francës në tetor.
Në një periferi të Parisit, mësuesit Samuel Paty iu pre koka nga një islamist 18-vjeçar sepse iu tregoi studentëve karikaturat e Profetit Muhamed në një orë mësimi qytetarie mbi fjalën e lirë.
Udhëheqësi turk akuzoi Francën si islamofob dhe u bëri thirrje myslimanëve kudo që të bojkotojnë mallrat franceze. Autoritetet franceze denoncuan fjalët e Erdoganit si “propagandë” turke kundër Francës dhe menjëherë tërhoqën ambasadorin në Turqi .
Përveç rolit të personalitetit në nxitjen e armiqësive aktuale midis dy udhëheqësve kokëfortë, ekziston edhe një dëshirë për të rritur mbështetjen në shtëpi.
“Tek njëri-tjetri, Macron dhe Erdogan kanë gjetur armikun ideal,” i tha Washington Post Asli Aydintasbas, një tjetër anëtar i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë. “Kjo funksionon për të dy liderët në një farë mënyre të çuditshme, si brenda vendit ashtu edhe përsa i përket ndikimit që ata po përpiqen të projektojnë jashtë.”
Edhe një administratë të ardhshme Biden të SHBA, mund të mos jetë e mjaftueshme për të inkurajuar Erdoganin të frenojë sulmet e tij kundër Macron.
Macron gjithashtu mund të jetë disi i nxitur nga motivimet e brendshme. Mbrojtja e tij e ashpër e sekularizmit pas sulmeve të fundit terroriste dhe përpjekjeve për të integruar më mirë praktikën e Islamit në kulturën franceze mund të ndihmojë shanset e tij për të rizgjedhur nëse ai do të përballet me udhëheqësen e ekstremit të djathtë Marine le Pen në 2022.
Përkthyer dhe përshtatur nga France24/ konica.al