MENU
klinika

Kryeministri Conte ka një mesazh për qytetarët: Ky fakt na shtyn të…

Italia e para në BE për personat që kanë marrë vaksinën anti-Covid

15.01.2021 - 19:14

Italia është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që ka kapur rekordin me 1 milion qytetarë që kanë marrë vaksinën anti-Covid. Lajmi është konfirmuar edhe nga kryeministri i vendit Giuseppe Conte, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Një milion italianë morën vaksinën anti Covid-19. Një falënderim i ndjerë për qytetarët dhe Shërbimin tonë Shëndetësor Kombëtar për përgjigjen e jashtëzakonshme. Italia është e para në BE për numrin e njerëzve të vaksinuar. Një fakt inkurajues që na shtyn të ecim përpara, duke mbajtur gjithnjë të lartë vigjilencën”, shkruan ai.

Autoritetet bëjnë me dije se në fund të janarit ose në fillim të shkurtit do të nisë fushata e vaksinimit masiv të personave sipër 80 vjeç. Sipas të dhënave të publikuara sot, në Itali janë regjistruar 16. 146 infeksione të reja dhe 477 raste vdekjesh. Mësohet se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjatet deri më 30 prill.

Ndërkaq deri më 5 mars nuk do të lejohen lëvizjet mes rajoneve dhe do të krijohen “zona të bardha”, aty ku përhapja e infeksionit është e lehtë.

Lombardia me 2205 raste mbetet rajoni më i goditur, që së bashku me provincën e Bolzanos dhe Siçilinë do të vazhdojnë të jenë “zona të kuqe”, me aktivitet tregtar të mbyllur dhe kufizime në lëvizje.

Kujtojmë që shkollat do të rinisin aktivitetin normal duke nisur nga 18 janari. Deri më tani afro 1.5 për qind e popullsisë italiane është vaksinuar duke u imunizuar nga virusi. Një studim i fundit britanik zbulon se ata që e kalojnë koronavirusin janë imunë për 5 muaj, por mund ta transmetojnë atë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza e shefit të Kardiokirurgjisë, Prof.Edvin Prifti

“Inteligjenca virale” dhe të pathënat e vaksinave të Koronavirusit


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!