Disa orë pasi një turmë mbështetësish të dhunshëm të Trump sulmuan Kapitolin e SHBA në një shfaqje që tronditi liderët në të gjithë botën, Kongresi u mblodh dhe numëroi votat elektorale që pohojnë fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.
Pas disa kundërshtimesh, Biden kaloi maksimumin e 270 votave të nevojshme për të fituar zgjedhjet pas orës 3:30 të mëngjesit të enjten.
Senati refuzoi një kundërshtim nga ana e republikanëve ndaj rezultateve në Arizona dhe refuzoi një kundërshtim ndaj rezultateve të Pensilvanisë.
Numërimi rifilloi rreth orës 3:30 të mëngjesit.
Trazirat, të cilat shënuan 4 viktima kishin ndërprerë debatin në të dy dhomat ndërsa po diksutohej mbi rezultatet e zgjedhjeve në Arizona.
Në Senat pasi rregulli ishte rikthyer, Udhëheqësi i Shumicës së Senatit Mitch McConnell, R-Ky., tha se qeveria e vendit ishte përballur me një kërcënim të madh.
“Unë dua t’i them popullit Amerikan: Senati i Shteteve të Bashkuara nuk do të frikësohet,” tha McConnell. U përpoqën të prishin demokracinë. Por dështuan…
Senatorët që votuan në favor të kundërshtimit të zgjedhjeve të Arizonës ishin Ted Cruz i Teksasit; Josh Hawley nga Misuri; Cindy Hyde-Smith nga Misisipi; Roger Marshall nga Kansas; dhe Tommy Tuberville nga Alabama.
Pas votimeve të Arizonës, në një seancë të përbashkët, përfaqësuesit ngritën kundërshtime për disa shtete të tjera por ato nuk u konsideruan sepse senatorët ose u tërhoqën ose nuk nënshkruan. Pati duartrokitje pasi çdo kundërshtim binte.
Ishte një ditë e paharrueshme në Uashington ndërsa ligjvënësit u detyruan të ndalonin numërimin zyrtar të votave të Kolegjit Zgjedhor dhe të largoheshin kur ndjekësit e Trump sulmuan ndërtesën. Një grua u qëllua brenda Kapitolit dhe vdiq më vonë, Garda Kombëtare u vu në dispozicion dhe kryebashkiaku urdhëroi shtetrrethim 12-orësh në qytet që filloi në 6 pasdite.
Përveç gruas që u qëllua, tre të rritur të tjerë vdiqën pas urgjencave të veçanta mjekësore në zonën përreth territorit të Kapitolit, tha shefi i policisë në Uashington, DC.
Kur u mblodhën përsëri, Dhoma dhe Senati rimorën momentin ku ata u ndalën orë më parë duke refuzuar një kundërshtim të Republikanëve për rezultatet në Arizona dhe duke mundësuar finalizimin e shpalljes së Biden fitues të zgjedhjeve të SHBA 2020.
Përkthyer dhe përshtatur nga cbs news/ Konica.al