Drejtuesja e Komitetit Teknik Mira Rakacolli, në daljen e sotme për mediat e vlerësoi si të qëndrueshme situatën epidemiologjike në vend pas festave, ndërsa bëri me dije se do të vazhdojnë kufizimet anti-Covid.
“Siç shihet situata e epidemisë paraqitet e qëndrueshme në një tendencë e lehtë uljeje në incidencat dyjavore.
Nga ana tjetër akoma nuk kemi të dhëna të plota për praninë e virusit anglez në Shqipëri. Mendohet që kjo situatë e qëndrueshme është pasojë e masave të marra. Ne mendojmë që në këtë lloj situate të vazhdojnë të mbeten në fuqi.
Do të vazhdojë ora policore pas orës 22:00. Universiteti të vazhdojë edhe për një periudhe 2 javore online, pa prezencën e studentëve fizikisht në auditore. Fluturimet me Britaninë të mbeten të pezulluara deri me 18 janar.
Priten pasojat që mund të kenë dhënë grumbullimet në festat. Prandaj, të vazhdojmë të përdorim maskën në të gjitha ambientet, të ruajmë distancimin fizik dhe atë social”, tha Rakacolli.