MENU
klinika

"Jemi të mbrojtur edhe..."

Mjeku Sulçebe: Çfarë i ndodh trupit të njeriut, kur bën vaksinën anti-Covid!

16.01.2021 - 18:36

Mjeku i njohur imunolog, Genc Sulçebe, u shprhe në emisionin “Kjo Javë”, në News24, se edhe me një dozë të vaksinës anti-Covid, njeriu është i mbrojtur ndaj virusit të rrezikshëm.

Sipas mjekut Sulçebe, imuniteti që krijon vaksina në trupin e njeriut është mjaft i mirë, po aq sa imuniteti bio.

“Imuniteti që krijon vaksina ka treguar që është po aq i mirë sa një infeksion natyral. Kjo nuk është absolute, por imuniteti i vaksinës është mjaft i mirë. Nëse ne kemi nevojë të imunizojmë sa më shumë njerëz, kemi leverdi të imunizojmë sa më shumë njerëz që s’kanë rënë akoma në kontakt me virusin, jo ata që e kanë kaluar. Të bëjmë njerëz dozën e parë dhe të presim se dozën e dytë mund ta bëjmë edhe pas 2 muajve. Vaksina e Pfizer thuhet se mund të pritet deri në 42 ditë për dozën e dytë”, deklaroi mjeku.

I pyetur se çfarë ndodh në trupin e njeriut kur merr vetëm një dozë të vaksinës, mjeku i njohur theksoi se “Qelizat aktivizohen, shumëzohen, fillon krijimi i antitrupave. Kur bëjmë injeksionin pas tre javësh, ky nivel rritet akoma më shumë. Por, edhe me dozën e parë ne jemi të mbrojtur. Madje është një vaksinë e re Johnson&Johnson, që del së shpejti, dhe që është vetëm me një dozë. Edhe me një dozë është treguar se kemi imunitet të mjaftueshëm”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk kemi pse të kemi frikë"

Mjeku Sulçebe: Vaksina do fikë pandeminë


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!