MENU
klinika

Nga Russian Today/ Rrezikon ndalimin në tregun amerikan

Një tjetër firmë evropiane ‘i bindet’ SHBA-së

17.01.2021 - 17:40

Një nga siguruesit më të mëdhenj në Zvicër, Zurich Insurance Group, ka vendosur të ndërpresë lidhjet me projektin e tubacionit të gazit Nord Stream 2 të udhëhequr nga Rusia nga presionet e sanksioneve të SHBA, sipas raporteve të mediave.

Planet e kompanisë për t’i kthyer shpinën projektit prej 11 miliardë dollarësh u zbuluan nga Bloomberg dhe Reuters. Ofruesi i sigurimeve mund të bëhet firma e tretë që prish tubacionin e gazit në fazat e fundit të ndërtimit në më pak se tre javë, pas hapave të ngjashëm nga certifikuesi Norvegjez Det Norske Veritas Holding AS dhe firma inxhinierike Daneze Ramboll.

Zurich Insurance nuk pranoi të komentonte mbi tërheqjen e mundshme nga Nord Stream 2, duke përmendur konfidencialitetin e marrëdhënieve të saj me klientë të veçantë. Më parë, ajo i tha medias se kompania është në përputhje me çdo rregullore të zbatueshme të sanksioneve.

Firma me qendër në Zvicër është një nga një siguruesit të lidhur me tubacionin. Sipas Reuters, ajo kryen një sasi të konsiderueshme biznesi në SHBA dhe mund të rrezikojë të humbasë hyrjen në tregun e SHBA në dritën e sanksioneve të reja.

Në fillim të këtij muaji, SHBA shtuan përpjekjet për të prishur projektin e energjisë që do të dërgonte gazin rus në Gjermani dhe klientët e tjerë evropianë, një treg për të cilin SHBA ka planet e veta me furnizimet e saj të gazit të lëngshëm (LNG). Në Janar, ajo paralajmëroi firmat evropiane të përfshira në ndërtimin e tubacionit se rrezikojnë sanksione dhe duhet të tërhiqen përpara se të jetë “tepër vonë”.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e ambasadorit amerikan në Berlin

Gazsjellësi Nord Stream 2/ SHBA kërcënon Gjermaninë

Russian Today/ Një shteg për të shmangur sanksionet e SHBA

Gjermania e ka një zgjidhje për Nord Stream 2