MENU
klinika

"Parashikojmë ta mbyllim për 14 muaj..."

Rama zbulon 3 skenarët e vaksinimit të shqiptarëve

14.01.2021 - 21:43

Kryeministri Edi Rama zbuloi skenarët e vaksinimit të shqiptarëve me vaksinën kundër koronavirusit, ku tha se procesi parashikohet të mbyllet për 14 muaj. Duke u ndalur te kontrata me kompaninë Pfizer, kryeministri deklaroi se do të bëhet publike, pasi do dërgohet në Parlament.

“Kemi garantuar 500 mijë doza. 10780 do vijnë në janar. Do vijnë rreth 30 mijë në shkurt. Kemi parashikuar me tre skenar ta mbyllim për 14 muaj. Në skenarin e tretë është në 24 muaj. Spanja tha se do e mbylli në vitin 2024 . Duam të jemi ambiciozë dhe ta mbyllim në 14 muaj. Ajo që po them është se ne në bazë të këtij plani jemi të vendosur se duke ecur me shpejtësi të shkëpusim hallka. Vaksinimi ka dy efekte tek personi dhe tek komuniteti për të mos përhapur. Janë 2.2 milionë e përafërt që presin”, tha Rama në “Open”.

Më tej, kryeministri sqaroi sërish mënyrën e ardhjes së vaksinës në vendin tonë, ku theksoi se çdo flakon i vaksinës Pfizer ka një kod dhe në momentin që del nga dyert e kompanisë, ka një rrugë që është e pamundur të devijohet.

“Vaksinat që kanë ardhur janë një pjesë e vaksinave që do vazhdojnë të vijnë në mënyrë jotransparente. Një gjë duhet të jetë e qartë, cdo flakon i vaksinës Pfizer ka një kod. Cdo flakon që del nga dyert e kompanisë Pfizer ka një rrugë dhe është e pamundur që ta marrësh dhe ta devijosh nga rruga. Cdo rrugë ka një destinacion. Destinacioni i vaksinës në një vend të BE është e pamundur që të kthehet në një destinacion, ku ndodh cfarëdo qoftë për flakonin, qoftë për kushtet. Vaksina ka ardhur e autorizuar, është e autorizuar nga një shtet. Nëse fjala ime s’mjafton, e mirëkuptoj. Unë vaksinën e bëra vet, jo se desha të përfitoj nga rasti dhe t’i zija rastin dikujt tjetër, por e bëra pikërisht për të thënë se kjo vaksinë është vaksina Pfizer, e cila po injektohet në trupin tim”, u shpreh kryeministri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!