Agjencia italiane e lajmeve “Ansa” raporton se ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, është shtruar në një spital në Monaco të Francës, për shkak se ka shfaqur probleme me zemrën.
Sipas informacioneve të Ansa, ky është një kontroll rutinë dhe udhëheqësi i Forza Italia do të kthehet në shtëpi për disa ditë.
Berlusconi po qëndronte së fundmi në Valbonne, një qytet afër Nicës, ku ai gjithashtu kaloi pjesën më të madhe të kohës gjatë izolimit të Italisë nga pandemia e Covid.
Ishte Alberto Zangrillo, mjeku i besuar i Silvio Berlusconit, i cili vendosi për shtrimin në spitalin në Monaco për “një problem me rrahjet e zemrës”.
“Të hënën – shpjegoi profesori për ANSA – unë shkova urgjentisht atje ku banon presidenti përkohësisht, në Jug të Francës, për shkak të një përkeqësimi dhe vendosa shtrimin në spital në Monako sepse nuk e konsideroja lëvizje të mençur të vinte në Itali”.