MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Si mund të ruhemi nga Parkinsoni?

31.01.2021 - 08:36

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si mund të ruhemi nga Parkinsoni?

Mjeku: Nëse është gjenetike, nuk mund ta shmangësh. Mund të përpiqesh të shmangësh faktorët e jashtëm. As stresin nuk mund ta shmangësh, por mund të bësh një menaxhim të mirë të tij. I duhet kushtuar shumë vëmendje ushqimeve që konsumojmë.

Kohët e fundit kemi dëgjuar shpesh për ushqime me përmbajtje të lartë helmesh, rasti i aflatoksinës te qumështi për shembull. Edhe ndotja e ambientit është faktor rëndues, por për këtë nuk ke çfarë bën.

Që në momentin që shfaqet Parkinsoni, duhet që ta trajtosh dhe ta menaxhosh. Parkinsoni nuk hyn në grupin e sëmundjeve të shërueshme. Pra, nuk ka një kurë që mund ta shërojë atë. Por është një sëmundje që, nëse e kuron, mund të ruash cilësinë e jetës.

Nuk është një sëmundje që shkakton vdekje, megjithëse mund ta përshpejtojë atë me anë të infeksioneve etj. Por nëse e kuron, mund ta mbash në një gjendje që nuk të ndryshon cilësinë e jetës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN