Miliona njerëz shpresojnë që me masat e ndërmarra dhe nisja e vaksinimit, koronavirusi do të zhduket nga jeta jonë. Por ekspertët paralajmërojnë se virusi mund të jetë pranë nesh përgjithmonë, por nuk do të jetë një plagë vdekjeprurëse. Dr. John Broënstein thotë se “ky koronavirus do të jetë present gjithmonë.
Zhdukja e tij në thelb është e pamundur.” Sipas Dr. Paul Offit, drejtor i Qendrës së Edukimit të Vaksinave, “ky virus nuk është si fruthi, ku mund të merrni imunitet sterilizues gjatë gjithë jetës”. Ai shton se vaksinat dhe ilaçet e reja do të luftojnë sëmundjen e rëndë dhe se “virusi do të shkaktojë më pak vdekje sesa gripi”, shkruan abcnews.al
Virologët e quajnë këtë një sëmundje “endemike” dhe se në vitet e ardhshme njerëzit do të ekspozohen ndaj tij në fëmijëri dhe do të zhvillojnë imunitet, i cili do t’i mbrojë më vonë kundër sëmundjeve të rënda. “Unë mendoj se do të bëhet sezonal, si të gjitha infeksionet virale akute të frymëmarrjes.”, shton Sarah Cobey, një epidemiologe dhe biologe evolucionare në Universitetin e Çikagos.
Ekspertët shprehen se duke patur parasysh mënyrën e trajtimit të pandemisë deri më tani, ka të ngjarë që të bëhet endemike, pasi sipas tyre virusi mund të marrë një rrugë të ngjashme me katër koronaviruset ekzistuese “njerëzore” që janë tashmë në qarkullim dhe shkaktojnë infeksione të sipërme të frymëmarrjes.
Jennie Lavine thotë se njerëzit nuk duhet të presin imunitetin e tufës, si një mënyrë për të frenuar infeksionet e virusit, pasi imuniteti që parandalon transmetimin zbehet, ata do të vazhdojnë të kenë infeksione periodike. Ekspertët thonë se është ende e paqartë se sa zgjat imuniteti pas infeksionit, por provat sugjerojnë se, ndryshe nga disa viruse, Covid-19 nuk ka gjasa t’ju japë imunitet gjatë gjithë jetës.