28.02.2021 - 18:42
Më shumë se 20 milionë persona në Britaninë e Madhe kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Lajmin e bëri të ditur sot Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, i cili në një postim rrjetet sociale e konsideron këtë si një arritje të madhe.
“Është një arritje madhështore për vendin tonë. Vaksina është rruga jonë për të dalë. Kur të merrni një telefonatë, vaksinohuni,” shkruan Hancock në Twitter.
Britania e Madhe ka filluar programin më të shpejtë të vaksinimit në Evropë dhe është e para në kontinent sa i përket numrit të të vaksinuarve. Ndërkohë qeveria po synon t’u ofrojë të gjithë të rriturve një doze të parë deri në fund të korrikut.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Po nëse del vaksina kundër koronavirusit?
A do mund të vaksinohen masivisht vende si Shqipëria?
Nga Al Jazeera/ Paralajmërimi i FMN për Europën