MENU
klinika

“Ka ende shtretër në katër spitalet Covid”

Manastirliu tregon situatën në rrethe/ Sa pacientë janë të shtruar?

17.02.2021 - 11:25

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu u shpreh se kapacitetet e spitaleve COVID në Tiranë nuk janë ezauruar ende.

Ajo bëri me dije se janë ende 550 shtretër të lire në katër spitalet Covid, ndërsa tregoi edhe kapacitetet e spitaleve rajonale.

“Kryeqyteti nuk i ka ezauruar në katër spitalet Covid kapacitetet, ka gjithmonë vende të lira. Prandaj hapen spitalet rajonale që të krijojnë disponibilitet për shtretërit. Çdo gjë është e organizuar sipas një protokolli specifik. Në bazë të rëndesës së rastit dërgohen në strukturat tona të spitalet Covid. Janë 550 shtretër në dispozicion në të 4 spitalet. Kemi vendosur edhe shtretër ekstra, shkojnë në 600 shtretër.

Në spitalin e Durrësit dhe të Shkodrës janë 60 shtretër dhe 80 shtretër përkatësisht në dy spitalet. Aktualisht në dy spitalet Shkodër dhe Vlorë ka 20 të shtruar, pa përfshirë ata që trajtohen për post-Covid dhe të dyshuarit. Disponojmë të gjitha kapacitetet spitalore”, tha ministrja duke folur në krah të kryeministrit Edi Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Për 1 mijë persona vaksinimi mbyllet këtë javë”

Rama: Do vaksinojmë personalitetet që janë të moshuar


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!