MENU
klinika

Jo vetëm Tirana

Mjeku Alimehmeti publikon grafikun, ja cilat janë qarqet që kanë incidencë…

25.02.2021 - 17:30

Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar në rrjetet sociale një foto, ku shfaqen grafikë të testeve javore dhe rasteve të reja sipas qarqeve.

Nga grafikët që kanë si burim të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë vihet re që incidenca nuk është e lartë vetëm në Tiranë, por edhe qarqe të tjera të vendit.

Kështu Tirana ka një incidencë javore që kap shifrën 384, nga 2119 testime javore.

Ndërkaq Gjirokastra ka plot 623 incidenca nga 731 testime javore. Vlora ka gjithashtu incidencë  të lartë, ku numëron 345 raste në javë nga 411 testime, ndërkaq edhe Berati shënon 302 raste nga 373 testime.

Gjatë mbledhjes së sotme Komiteti Teknik vendosi vazhdimin e masave në fuqi të ndalimit të lëvizjeve nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit, pasi sipas anëtarëve të Komitetit ato kanë dhënë efekt në uljen e shifrave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëm 1/3 e mjekëve të Urgjencës janë vaksinuar

Mjeku Alimehmeti: Ata që e kanë kaluar COVID, të marrin vetëm një dozë


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!